Skenë lufte brenda apartamentit në Kavajë ! Ish-i dashuri vritet pasi e gjen 30-vjeçaren me 3 meshkuj

KAVAJË- Një krim pasioni, i ngjashëm me një skenar filmash, është regjistruar në orën 00:44 të kësaj të enjte, ku për pasojë mbeti i vrarë një 41-vjeçar dhe u plagos një tjetër, efektiv sigurie në burgje.

Gjithçka ka ndodhur në apartamentin duplex të 30-vjeçares, të identifikuar si Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, e martuar që në moshën 14-vjeçare. Gruaja, Marsida Qatja kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktima) lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë. Në momentin e krimit,  Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, (efektiv sigurie në burgje, autor i vrasjes) Xhuljo Biturkun fqinjin e saj dhe Ermir Çela, shokë, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Kjo është edhe shkaku i të gjithë ngjarjes, prania e tre meshkujve në shtëpinë e ish-të dashurës!

Haxholli, ndonëse ishte ndarë para dy javësh me 30-vjeçaren nuk e ka duruar faktin që në shtëpinë e saj ishin tre meshkuj dhe kjo ka bërë që  t'i shkojë në shtëpi me automatik. Burime për Report Tv  bëjnë me dije se Haxholli është futur me forcë nga dritarja ka nisur të qëllojë me breshëri duke lënë të plagosur Bledar Toçin, i cili më pas iu kundërpërgjigj me pistoletën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend 41-vjeçarin.

1570701890_galeriii.jpg

Polici i plagosur, Bledar Toçi, Marsida Qatja dhe viktima Dritan Haxholli

41-vjeçari u qëllua teksa po tentonte të dilte nga banesa dhe në një foto të siguruar Report Tv, shihet se ai ka mbetur i vdekur në afërsi të derës së apartamentit. 

Burime thanë për gazetaren Xhensila Kodra, se brenda shtëpisë ka pasur përplasje të armatosur dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja. Shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i martuar dhe baba i një fëmije, u arrestua nga policia në spital për vrasje me dashje. Haxholli, kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu i Durrësit për krime kundër personit dhe tregtim të lëndëve narkotike, ku Toçi ishte shef sigurie, e për rrjedhojë njiheshin më para.  Gjithashtu në pranga ra edhe vëllai i tij, Bernard Toçi pasi nga kontrolli në banesën e vëllezërve u gjetën doza kokaine.

Në momentin që ka ndodhur e gjithë skena horror, në banesë ka qenë edhe fëmija 2-vjeçar i 30-vjeçares, që ka me bashkëshortin e dytë me të cilin vijon të jetë e martuar dhe që aktualisht ndodhet në burg në Gjermani. Fatmirësisht, ai ishte në dhomën e gjumit në katin e dytë të banesës dhe nuk ka marrë asnjë lëndim dhe nuk e ka kuptuar ngjarjen pasi ka qenë në gjumë. Ndërsa dy fëmijët e tjerë, me të cilët Marsida i kishte me bashkëshortin e parë, kanë qenë në shtëpinë e të afërmve të ish-burrit.

Në apartamentin e gruas shihet se ka kuti picash të futura në një qese mbeturinash, kanaçe birrash të cilat kanë mbushur një qese plot, ndërsa në tavolinën e mesit ka ende ushqim në pjata. Po ashtu, në apartament është gjetur edhe një pjatë në tavolinë, të cilët të rinjtë mund ta kenë përdorur si tavull për hirin e cigares por ka dyshime që të jetë përdorur edhe për të konsumuar kokainë. 

Ndërkohë, sipas burimeve për Report Tv, Marsida Qatja ishte nën hetim, pasi akuzohet se shiste bileta fiktive në agjencinë e udhëtimeve në pronësi të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Çfarë sekuestroi policia në apartamentin që u kthye në skenë lufte në Kavajë!?

1570734907_shtepiakavaje.jpg

Armë, krehër me fishekë, gëzhoja...është kjo çfarë u gjet nga policia në skenën e krimit, në apartamentin në pronësit të Marsida Qatja, i cili u shndërrua në një skenë luftë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:Një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë; 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm; Copa të ndryshme metalike dhe predhas; Një armë zjarri e tipit Glock; Një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62  mm. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e vëllait të autorit të vrasjes, mik me 30-vjeçare, Benard Toci u gjetën 7 doza me kokainë, afërsisht 4 gram.

Ora 14:28
Karta, tub e shkrepëse/ Gati për përdorimin e kokainës, çfarë u gjet në banesën e 30 vjeçares në Kavajë (VIDEO)

Gazetarja e Report TV , Xhensila Kodra, ka siguruar pamje të reja nga banesa e 30 vjeçares Marsida Qatja ku u vra ish i dashuri i saj Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur autori, Bledar Toçi. Mbi një tavolinë janë gjetur edhe sendet që dyshohet se Marsida Qatja së bashku me tre burrat e tjerë që ishin në banesë me të i kanë përdorur për të përgatitur kokainën për konsumimi. Në tavolinë janë gjetur, kartë që shërben për ndarjen në viza të lëndës narkotike, shkrepse, lugë si dhe pluhur i bardhë që dyshohet të jetë kokainë.

Ora 13:02
Viktima jetonte tre minuta larg nga banesa e ish të dashurës, polici erdhi nga larg (VIDEO)

Report Tv ka mësuar se viktima Dritan Haxhollin në Kavaj jetonte vetëm tre minuta larg banesës së ish të dashurës së tij Marsida Qatja.

Shtëpia e viktimës Dritan Haxholli

Ndërsa polici i burg të Kavajës Bledar Toçi jetonte shumë larg nga banesa e Marsida Qatja. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e dy banesave të viktimës dhe autorit të krimit.

1570705943_pallatibledarit1001.jpg

 

Pallati ku banon polici Bledar Toçi
Ora 12:53
Haxholli kishte 6 muaj që doli nga burgu, i divorcuar dhe përdorues droge

1570704849_dritanhaxholli.jpg

Dritan Haxholli, 41-vjeçar i divorcuar, që u vra nga shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, brenda apartamentit të ish-të dashurës së tij në Kavajë, kishte vetëm 6 muaj që kishte lënë qelinë e burgut të Durrës, pasi ishte dënuar nga gjykata e Kavajës me 8 muaj burgim për akuzën e "Drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt dhe nën efektin e lëndëve narkotike". Në muajin nëntor 2018 gjyqtari i Kavajës Luan Lusha, ka pranuar kërkesën e Dritan Haxhollit për një gjykim të shkurtuar, duke i ulur 1/3 e dënimit dhe dënuar Haxhollin përfundimisht me 8 muaj burgim. 

Sipas vendimit të gjykatës së Kavajës në datën 9 korrik 2018 rreth orës 00:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Kavajë është vënë në dijeni se Dritan Haxholli duke drejtuar mjetin “Alfa Romeo” me targë AA 324 LC, në shëtitoren nr.1, të qytetit Kavajë, në daljen veriore të qytetit, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me autoveturën tip “Bez” me targë AA 622 JJ, e cila ishte e parkuar në anë të rrugës. Nga aksidenti është vetëdëmtuar Dritan Haxholli, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Pas mjekimit është shoqëruar në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë Kavajë. Gjatë këqyrjes së mjetit me targë AA 324 LC të Haxhollit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës lënde narkotike e llojit cannabis sativa prej 0.743 gramë dhe kjo sasi droge është deklaruar nga Haxholli se i përket atij e tij dhe se është përdorues i lëndës narkotike. (Elton Qyno)

Ora 12:28
Lufta në shtëpinë e mbesës/ Daja për Report Tv: E mësova nga TV! Të paktën të di shkakun (VIDEO)

Report Tv ishte në banesën e Marsida Qatajës, ndërsa në një prononcim për Report Tv daja i saj, Isuf Llulla u shpreh se ngjarjen e mësoi nga televizori.

Prononcimi i dajës së Marsida Qatjas
Si ka ndodhur ngjarja?
Nuk di gjë fare, e mora vesh te televizori

Ku punonte?
Marsida punon në një kompani udhëtimi.

Po burri ku ndodhet?
Burri ndodhet në Gjermani.

Sipas policisë ndodhet në burg?
Unë e di që nuk ndodhet në burg.

Prej sa vitesh ishte martuar?
Marsida ka 2.5 vite që është martuar

Shkonte në Gjermani?
Ka qenë 4-5 herë.

A ka pasur kërcënime?
Nuk e di gjë fare, vetëm a 'je mirë dhe kaq...'

Si e cilësoni ngjarjen?
Cfarë të them unë, ngjarje e rëndë, të paktën të di shkaktuan sepse nga se ka ardhur. Gjithmonë kur flisnim...

Ka pasur probleme me policinë Marsida?
Jo

Kjo është hera e parë?
Nuk di gjë, ndoshta do të më thoshte

Ora 12:27
EKSKLUZIVE/ Zbardhet dëshmia në Polici e Marsida Qatjas

Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë sot në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.  Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t'i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i cili i ka deklaruar asaj  se "këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin".

Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit. E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën  e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri  pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend. E gjithë përplasja ka ndodhur brenda ambienteve të shtëpisë 67 metra katror dhe në prezencë të fëmijës 2 vjeçar të Marsida Qatjas, që fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhej në gjumë në katin e dytë të apartamentit duplex.  Në vendngjarje ka pasur 16 gëzhoja ndërsa janë sekuestruar dhe automatiku me 28 fishekë në karikator dhe pistoleta. Ndërkohë kanë vazhduar veprimet e tjera hetimore ku është bërë kontrolli banesës së Bledar Toçi në lagjen 2 ne Kavajë ku në banesën e tij ju gjetën vëllait të tij Benard Toci një sasi kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Policia ka ngritur dyshime se lënda narkotike shpërndahej në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit dhe në clubet e Kavajës. /Nga Elton Qyno

Ora 11:27
Emrat/ Zbulohet kush ishin dy burrat e tjerë në banesë me Marsida Qatjan


Repor Tv ka mësuar se në banesë me Marsida Qatjan para se të ndodhte krimi kanë qenë edhe dy burra të tjerë së bashku me policin Bledar Toçi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në banesë kanë qenë komshiu dhe shoku i Marsida Qatja. Report Tv ka mundur të zbardh emrat e këtyr dy personave ata janë, Xhuljo Biturku, 27 vjeç, dhe Ermir Çela, 28 vjeç.  Xhuljo është fqinj i Marsidës ndërsa Ermiri shok i saj.

Ora 11:14
Administronte një agjenci udhëtimesh/ 30-vjeçarja nënë e tre fëmijëve

Ekstrakti në QKR i agjencisë së udhëtimeve me administratore Marsida Qatja

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku Shef i Sigurisë së Brendshme të burgut të Durrësit, Bledar Toçi qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin. Gruaja që dyshohet të jetë bërë edhe 'molla e sherrit' në këtë konflikt është Marsida Qatja e cili është nënë e 3 fëmijëve e cila administron një agjenci udhëtimi në qytetin e Kavajës, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg në Gjermani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në dëshminë e saj ajo ka thënë se policin Bledar Toçi e kishte kushëri dhe e kishte thirrur për t'i ardhur në ndihmë pasi ish i dashuri i saj Dritan Haxholli e bezdiste edhe pas ndarjes. Por në fakt polici i burgjeve Bledar Toçi nuk ka asnjë lidhje gjaku me Marsida Qatjan.

Ora 11:12
Kush është vëllai i policit në Kavajë, ishte prej disa muajsh nën hetim


Së bashku me Bledar Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, i cili vrau sot Dritan Haxhollin, është arrestuar edhe vëllai i tij, Bernard Toçi. Pas kontrollit në banesën e dy vëllezërve janë gjetur 7 doza kokainë të cilat i përkisnin Berndard Toçit 27-vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bernard Toçi ishte pre disa muajsh nën hetim  si shpërndarës kokaine.

 

Ora 10:47
'Pellg' gjaku, e vrima plumbash/ Pamjet brenda shtëpisë ku polici vrau ish-të dashurin e 30 vjeçares

Gjak, ushqime, vrima plumbash, e një rrëmujë si një 'skenë lufte', kanë mbetur pas nga ngjarja që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm.  Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, ka hyrë brenda ambienteve të banesë së 30 vjeçares, Marsida Qatja ku ish i dashuri i saj, Dritan Haxhollin 41 vjeçar,u vra nga polici i burgut të Durrësit, Bledar Toçi.  

Ne vendin e ngjarjes janë ende të freskëta provat e konfliktit të armatosur që ndodhi brenda banesës. Një pellg gjaku ka mbetur pas derës kryesore të banesës, ku u vra Dritan Haxholli.

Ndërkohë në banesë janë gjetur, mbetje cigaresh, birra, dhe pluhur që dyshohet të jetë kokainë.

Ora 10:35
Arrestohet polici që vrau 41-vjecarin, në pranga edhe vëllai i tij! Iu gjetën 7 doza kokaine

Policia e shtetit ka vënë në pranga policin Bledar Toçi, 31-vjeç i cili pas një konflikti në banesën e Marsida Qatjas, ka vrarë me armën e shërbimit Dritan Haxhollin. Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i Bledar Toçit, B.T 27-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë.

Sipas policisë Bledar Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, pasi është konfliktuar me Dritan Haxhollin ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur Bledar Toçin. Në kushtet e vetëmbrojtjes Bledar Toçi ka qëlluar për vdekje me armën e shërbimit Dritan Haxhollin i cili rezulton të jetë  i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike. Mbi Bledar Toçin  do të rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Po kështu policia njofton se në pranga është vënë edhe  B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe u sekuestruan 7 doza kokainë. Mbi të do të rëndojë akuza e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ora 10:15
Mbeti i plagosur pas përplasjes me armë, ky është polici i burgut

Ky është Bledar Toçi, efektivi i policisë i cili ngeli i plagosur pas përplasjes me armë me Dritan Haxhollin në Kavajë. Toçi i cili ishte polic burgu, u thirr nga M.Q e cila i ishte ankuar se bezdisej nga viktima Dritan Haxholli. Pas përplasjes me armë Bledar Toçi ka vrarë me armën e shërbimit Dritan Haxholli.

Ora 09:55
Detajet/ Vrima plumbash, e grila të prishura, brenda banesës ku ndodhi vrasja në Kavajë (FOTO-VIDEO)

Report Tv ka siguruar foto brenda banesës ku ndodhi përplasja e armatosur në Kavajë. Aty shihen vrima të shumta plumbash si dhe thyerje të disa grilave të dritares e derës se ballkonit.  41-vjeçari Dritan Haxholli ka shkuar rreth orës 00:44 në banesën e ish të dashurës së tij. M.Q, dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke plagosur policin Bledar Toçi. Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit duke lënë të vdekur në vend Bledar Toçi.

Ora 09:54
Dalin fotot/ Kush është viktima në Kavajë që u vra nga polici, mbante dy mbiemra



Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën orët e pra të mëngjesit të sotëm. Pas një sherrin brenda banesës së M.Q  mes kushëririt të kësaj të fundit dhe ish të dashurit të saj. Viktimë mbeti Dritan Haxholli ish i dashur i M.Q, dhe i plagosur kushëriri i M.Q Bledar Toç i cili ishte polic ne burgun e Durresit.

 Burime për Repor Tv bëjnë me dije se viktima mbante dy emra Dritan Haxholli dhe Tan Peza. Ndërkohë Shqiptarja.com ka siguruar edhe foto e viktimës dhe policit të plagosur.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri kj: 11/10/2019 20:59

    O vlonjat kam qen i her ne burg itali dhe ja kam pastru nje vlonjti marmiten se ishte blloku

    Përgjigju
  • mos u nxef kot: 11/10/2019 02:01

    do jen vrare per njeri tjetrin se kavajsit i bien by*hes.

    Përgjigju
  • Kavajsi: 10/10/2019 20:59

    Kusherire , kusherire une ne gjunje edhe ti shtrire ........

    Përgjigju
    • artur: 11/10/2019 08:45

      Kshu eshte kur je njeri i ndrydhur. Fillo dhe ben poema.

  • Durrsak: 10/10/2019 17:49

    Kjo per nje cop mall U qinte dyshe kur rrinte me shpi ne plazh

    Përgjigju
    • artur: 11/10/2019 08:43

      Urime prinderve te tu per djalin mendje ndritur qe kane rritur dhe edukuar.

  • Bajoneta: 10/10/2019 17:01

    E po ksaj i thon te ikesh per lesh p...i

    Përgjigju
  • Rexhi: 10/10/2019 16:30

    Bravo redaksia. Shtypi i lire

    Përgjigju
  • kavaja: 10/10/2019 16:07

    PLasin komemtet tani jo po nje femer jo per nje plep Ky zoteria Tan peza kishte dy muaj qe policia nuk arrinte ta ndalonte sepse rrinte gjith kohen me kallash me vete dhe thonte so i bi policise dhe polica kthente rruge sa her e shikonte kurse ky drogaxhiu tjeter para 20 diten e ndalon policia po perdroge dhe e len te lire se esht nip deputeti madje dhe kofliktohet me policet dhe te nesermen shko ne pun sikur ska ndodh gjo kshu qe fillojn komentet pa lidhje

    Përgjigju
  • Erin: 10/10/2019 15:01

    Ketij tocit hapjani sumatricen atje ne burg,,,,shkerdhate njeri....

    Përgjigju
  • Marry Jane: 10/10/2019 14:57

    Te pallati jot Marsida plasi "kaçavida" Gjith ai sher qe u be si moj nuk t gjeti gje?

    Përgjigju
    • Ledi diane: 10/10/2019 15:30

      Hahahaha vertet si se gjeti gjeTi putanen

  • Erik: 10/10/2019 14:52

    Boll bete moral ndaj nje gruaje o te mbaruar. Ka trupin e saj dhe e perdor si te doje. Akuzojeni per vrasese nese eleminimi i viktimes eshte pjese e ndonje inskenimi te grupit, por mos shisni moral e ndershmeri.

    Përgjigju
    • Hnm: 10/10/2019 19:08

      Sa puntan qenke ti qe mbron putonen

    • Injorance e perjetshme: 10/10/2019 16:51

      @Kavaja, ju shkoi jeta anej tu thon "e njeh gjithe kavaja" "i ka dal nomi" "kokrra ku*ves". Ik e katunar derri. Erdhi 2020 ngelet po me stil jete alla kafazi i arte

    • Kavaja: 10/10/2019 16:21

      Kjo është një super kurve që e njeh gjithë kavaja.mjere ato që ikën për faj të kësaj kurve. Kjo kurva duhet të dënohet se do vazhdojë të njëjtin avaz e do marrë njerëz të tjerë në qafë

    • ligji: 10/10/2019 15:28

      ca ka ketu per moral more, nje grua nene e 3 femijeve me burre ne gjermani dhe harbohet me alkool droge me 2 te tjere...vjen i treti ti kerkoje llogari se ja dredh..

  • hako: 10/10/2019 14:45

    Ne kohen e monizmit tipit te kesaj femri i thonim MESIMORE.sepse me te rinia merrnin patenten e burrnise.

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/10/2019 14:32

    Hollanda e ka fajin....

    Përgjigju
  • Ncncnc: 10/10/2019 14:03

    Hajde super kurv hajde !

    Përgjigju
  • Filozofi: 10/10/2019 13:19

    Kete punen e arsimit per shqiptarin në pergjithesi të gjitha qeverite duhet ta shikojne mirë. Shqiptari duhet te shkoje me patjeter edhe në shkollë të mesme me detyrim. Sistemi i arsimit të mesem në Shqiperi duhet te behet i DETYRUESHEM. Vetem keshtu do të shpëtojmë !

    Përgjigju
  • Fredi: 10/10/2019 12:59

    Në shek e 21 shqiptari akoma vritet e vret për femer.. Dikur në kohen e shpellave e njerëzve të eger luftimet midis bashkesive të shpellave beheshin kryesisht për femra dhe ushqim. Psh: nje shpelle qe kishte siguruar ushqim për gjith vitin lakmohej nga shpella të tjera pasi gratë ishin të shendeteshme sepse hanin mirë. Keshtu beheshin vrasje, njera shpelle kundër tjetres.. Enver Hoxha jo pa qellim izoloi punet e egra të shqiptarit primitiv dhe bota nuk dinte shumë gjera. Sot, ajo, bota, mund të shikoje në veprimet e motiveve primitivë te shqiptarit, vetveten e saj që nga Epoka e Gurit!

    Përgjigju
  • Justice: 10/10/2019 12:33

    Ku po shkon kjo shoqeri? Llum i madh po mblidhet

    Përgjigju
  • ziko: 10/10/2019 12:16

    rrus-pija mbetet rruspije si bishti i qeni i perdredhur

    Përgjigju
    • artur: 11/10/2019 08:40

      ca faji ka vajza? se me ke rrin, se me ke martohet apo se me ke ka femije eshte zgjedhja e vet. Ama meshkujt e ndrydhur shqiptare, sapo gjejne nje qe lidhet me te e quajne vajzen si prone te tyren . Civilizohuni o meshkuj shqiptare kafshe!

  • albonistan: 10/10/2019 12:14

    welcome to albanistan vendin e cudirave

    Përgjigju
  • daja: 10/10/2019 11:27

    Fytyra e viktimes shume brutale,nje vagabond dhe nje femer e ulet me 3 femije dhe krijon lidhje jashtmartesore me te tille rrugecer.

    Përgjigju
  • MENA: 10/10/2019 11:13

    POLICIN E KA ZENE BELAJA KETO JANE TAKSIRATE.

    Përgjigju
  • Populli: 10/10/2019 10:53

    Mire ka pas thene xha Sulo tek filmi Kapedani qe sebepi i sherrit eshte femra.

    Përgjigju
    • Era: 10/10/2019 12:39

      Posi Jo sherri jan femrat sepse burrat ishin te detyruar ti shkonin prapa femres.

  • Bled: 10/10/2019 10:37

    Te shkuara Bled, gjithmone nje oficer i rregullt ka qene dhe ne ndihme te njerezve i kudo ndodhur. Sherim te shpejt. Respekt

    Përgjigju
    • florid: 10/10/2019 11:58

      hahahahhhaahhahhahahahhahahhahahahaahhh

  • Strange: 10/10/2019 09:55

    Shkoni futeni mrena policin tashi se mbrojti jete njerezish se kshu shtet kurvash kemi. Lejne jashte njerez qe vrasin perdit e fusin ne burg njerez qe bejne akte te guximshme me mbrojt njerez.

    Përgjigju
    • conia: 10/10/2019 10:08

      po pse o idiot shteti e ka fajin se kjo rruspija me burrin emigrant fut dashnorin ne shtepi ne 1 te mengjesit?!

  • s`kuptova!?: 10/10/2019 09:11

    polici kishte kallashnikov, kurse viktima pistelote?-skenar filmash porno, sex-kallash-gjak

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/10/2019 08:29

    E cuditshme se kavajsit punohene në rondele, nuk shkojnë me gra. Do jetë bere ndonje gabim

    Përgjigju
    • Labi: 11/10/2019 07:31

      Antifred dhe labet magjype jane

    • Ahmet: 10/10/2019 11:45

      O vlonjat po cke mor qerrata ti kane punuar motrat kavajsit dhe të ka ngelur peng?

    • Çolet: 10/10/2019 11:34

      Hahahahahahahah!

    • Antifred: 10/10/2019 09:53

      Labi, Francesca është magjype jo labe sa për informacion. Përveç kavajasve do ketë qenë ndonjë elbasanlli ndaj ka nisur sherri aty. Ka qenë sherr për *** apo jo Vlonjati

    • Labi: 10/10/2019 09:47

      Dhe ju labet keni Franceska Jacen qe ju jep nder ne shqiperi e bote, mos merzisni.

    • leli: 10/10/2019 09:47

      kur flisni dhe ju legenat e vlores mooo...hapu dhe !!!

    • Saimir: 10/10/2019 09:45

      O lab I karit po ti gruan ne semafor ta ka ble shtepine

    • Emigranti: 10/10/2019 09:34

      O shoku ta passa fut mir kavajsi se i paske innat paske kaluar eksperience te keqe ahahaha.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja