Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit, Rama i takon: Ministrja do t'ju dëgjojë, mos rrini në shi! Protestuesit: Duam vetëm të jetojmë të pavarur

Persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik kanë protestuar sot para Kuvendit për të drejtat e tyre. Ata i ka takuar edhe Kryeministri Rama pas fjalës që ai mbajti në seancë plenare.

"Na jepni mundësi të jetojmë të pavarur dhe kaq, të mos bëhemi barrë. Ne i kemi bërë të ditura kërkesat edhe në institucionin që ju drejtoni, edhe në Ministrinë e Shëndetësisë", i tha një përfaqësues i protestuesve Ramës.

Kryeministri tha se do të jetë ministrja ajo që do t'i presë dhe më pas do të diskutojnë. Kreu i qeverisë po ashtu njoftoi se nesër do të niset për në SHBA.

"Për momentin do t'ju presë Ministrja dhe më pas unë do të komunikoj me të. Ministrja do t'ju presë brenda. Mos rrini më në shi. Për momentin takoni ministren, pastaj do të shikojmë marrëveshjen, çfarë ka marrëveshje dhe shikojmë e bëjmë! Nesër iki ne SHBA dhe sapo të kthehem prej andej do ju pres në zyrë", tha Rama.

Pas takimit me Ramën, protestuesit u takuan në ambientet e godinës së seancave plenare të Kuvendit me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj. Përfaqësuesi i tyre tha për mediat pas takimit se kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të trajtohen.

Kërkesat: Rimbursim i paketës së higjienës; Rikthimi i pagesës për energjinë elektrike; Kujdestari të paguhet me pagë minimale; Kujdestari të futet në punët e rënda; 80 litra karburant në muaj; godinë në një nga plazhet Durrës apo Shëngjin për rehabilitim; Rimbursim i ilaçeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Personat me aftësi të kufizuara takojnë ministren Ibrahimaj: Morëm fjalë të mira! Ja kërkesat tona

 

Personat me aftësi të kufizuara janë takuar me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, pasi u takuan para Kuvendit me Kryeministrin Rama. Përfaqësuesi i tyre tha për mediat pas takimit se kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të trajtohen.

"Ne nuk pretendojmë të na realizohen të shtata pikat ekonomike. Ne duam që dita e premte të jetë e bukur për ne. Kemi një marrëveshje dhe kërkojmë implementim. Unë jam i bindur se ata do të shprehen pozitivisht për kërkesat tona. Sigurisht që të shtata kërkesat nuk mund të realizohen me një të rënë të lapsit.  

Kërkesat tona janë: Rimbursim i paketës së higjienës. Rikthimi i pagesës për energjinë elektrike. Më parë 80% na e paguante shtetin dhe na e hoqi PD kur ishte në pushtet. Duam të na kthehen siç ishte. Kujdestari të paguhet me pagë minimale dhe të futet në punët e rënda. Ne duam 80 litra karburant që ne të lëvizim. Çmimi i karburantit është shumë i lartë. Të na jepet një godinë në plazhet Durrës apo Shëngjin. Ne nuk trajtohemi me ilaçe", tha përfaqësuesi i personave me aftësi të kufizuara.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 02/12/2021 14:25

    ah more te shkrete... gjetet kishe ku te faleni, keshtu i thone ketij takimi.

    Përgjigju
  • Shaqo: 02/12/2021 11:58

    Kerkesa minimale per nje jete me dinjitoze. Te mos diskriminohen; te ndjehen se jane njerez si gjithe te tjeret, pavarsisht paaftesise; te cilen e vuajne ata, por akoma me shume familjaret e tyre. Komisioni i vleresimit te paaftesise, skandaloz, jep paaftesi te perkoheshme deri 3 vjet, te cilen e perserit cdo 3 vjet; kur personi para e tetraplegjik paaftesine e kane te PERJETESHME. Kjo eshte turp e tallje me fatkeqet. Ministrja duhet ta shohe mire kete problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori