Persona të armatosur frikësojnë
banorët afër kufirit Shqipëri-Kosovë

Persona të armatosur frikësojnë<br />banorët afër kufirit Shqipëri-Kosovë
Në brezin kufitarë të Kosovës me Shqipërinë tani e tutje do të ketë patrullime të përbashkëta të Policisë së dy vendeve, dhe do të shkëmbejnë informacione në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh.

E gjitha kjo pasi natën e kaluar dy persona të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me thikë, kanë kërkuar para nga disa banorë që po rrinin para një dyqani në fshatin Orqushë, që ndodhet afër brezit kufitar me Shqipërinë.

Patrullimi i përbashkët ka të bëjë me dyshimin e bazuar se këta persona mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryejë hetime në territorin e kësaj komune, sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti.

Dy të armatosurit për të krijuar frikë dhe panik kanë shtënë me armë në ajër. Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit të cilët janë mbledhur, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të paditur.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit.

Ndërkaq në vendkalimin kufitar afër fshatit Orqushë, vazhdon puna në mënyrë normale.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato