Persona të armatosur sulmuan spitalin e të porsalindurve të shpëtuar nga tërmeti në Siri

Persona të armatosur sulmuan spitalin e të porsalindurve të shpëtuar nga tërmeti në Siri

Siri, foto e foshnjës së shpëtuar në Siri

Persona të armatosur sulmuan një spital në veri të Sirisë, ku një vajza e cila u quajt Aya në gjuhën arabe “mrekulli’ po merr kujdesin pasi lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shkatërruar nga tërmeti. Historia e vajzës u bë virale në të gjithë botën dhe shumë njerëz kanë dashur t’a birësojnë pasi ajo i ka mbijetuar tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe ishte ende e lidhur me nënës e saj. Familja e saj ka vdekur dhe asnjë i afërt nuk është gjetur ende. Një zyrtar mohoi raportet në mediat sociale që pretendonin se sulmi i së hënës mbrëma ishte një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën, të quajtur Aya - arabisht për "një shenjë nga Zoti". Aya ndodhet në spital që pas tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Nëna, babai dhe katër motrat e saj vdiqën në katastrofë. Aya është ndjekur nga afër që nga lindja e saj dhe njerëz nga e gjithë bota i kanë ofruar ndihmë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjeve, tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë e shoqëruar nga persona të armatosur që rrahën drejtorin. Gruaja e drejtorit e ka ushqyer me gji Aya. Sapo mbërriti në spital, personat e armatosur u thanë oficerëve të policisë lokale që mbronin vajzën se po shkonin pas drejtorit për të pushuar nga puna shokun e tyre. Ata thanë se nuk ishin të interesuar për Aya, sipas zyrtarit. Disa njerëz ishin paraqitur duke gënjyer se ishin të afërm të Aya-s, duke nxitur policët lokalë ta ruanin atë. Aya mund të jetë në gjendje të largohet nga spitali sa më shpejt të martën ose të mërkurën, sipas xhaxhait të saj, Saleh al-Badran.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, zbuluan foshnjën me flokë të errët më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin nëpër rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj. Nën beton, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya. Foshnja u dërgua me urgjencë në spitalin në Afrin aty pranë, ku ajo është duke u kujdesur që atëherë.


Lajmi kryesor:

Tërmetet tragjike në Turqi e Siri, mbi 41 mijë të vdekur! OKB kërkon rreth 400 milionë dollarë ndihmë për sirianët


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë