Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani, Kreu i PD-së Lulzim Basha deputetë, etj, vizituan sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku uruan kryetarin e tij, Skënder Bruçaj dhe të gjithë besimtarët për këtë ditë të shënuar.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në urimin e tij për të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, tha se kjo është një ditë për të reflektuar për një të ardhme më të mirë.
"I uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë gëzuar Fiter Bajramin. Është një ditë kur duhet të tregohemi më të gatshëm për të reflektuar për një të ardhme më të mirë për gjithë vendin. Sot është një festë që nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet e javës", u shpreh kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI.
Në deklarimet para mediave për festën e Fiter Bajramit zyrtarë të lartë të vendit nuk pranuan të bëjnë komente rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. /a.s/./a.g/