TIRANE - Personat me aftësi të kufizuara kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e hënë në orën 10:00 përpara Kryesisë së Kuvendit. Kreu i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj ka kërkuar që kryeministri Rama të rishikojë projektligjin për personat me aftësi të kufizuara.
 
“Protesta jonë do te behet për të kundërshtuar ligjet mafioze. Me ligjin e ri ne na hiqet statusi i invalidit tha Tafaj Nuk do të lejojmë që të luhet me të drejtat tona. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë ligjin”, -shtoi ai.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)