TIRANE – Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar (KKPAK) reagoi sot në lidhje me përjashtimin e pjesëtarëve të tij nga përfitimi i rimbursimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe për përgjysmimin e rimbursimit të telefonisë fikse nga 2 mijë lekë në 1 mijë lekë.
Nëpërmjet një deklarate për shqyp, KKPAK tha se “që nga viti 2006 të gjithë qytetarët shqiptarë në nevojë përfshirë edhe ata buxhetorë me pagë deri 35000 mijë lek bruto në muaj, përfitojnë rimbursimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike që me sa dimë ne është 640 lekë në muaj”, ndërsa shprehen të surprizuar për përjashtimin e tyre nga ky përfitim.
“Ky vendim është diskriminues edhe antiligjor pasi iu ka mohuar të drejtën që ju njohin ndryshimet e fundit ligjore të verbërve të grupit të dytë për rimbursimin e kostos së telefonisë fikse si dhe të energjisë elektrike”, njoftohet në deklaratën për shtyp.
Ndërkaq, Këshilli Kombëtar i PAK, bën të ditur për mediat thirrjen ndaj Ministrit të Punës për t’i propozuar qeverisë “indeksimin e inflacionit në pagesën e aftësisë së kufizuar si një detyrim ligjor të njohur nga vetë qeveria, bazuar në VKM 602.603.604 dt 27.07.2010”, ndërkohë “sot pagesa në terma reale e aftësisë së kufizuar është më e vogël se sa një vit më parë duke zbritur përqindjen e inflacionit”.
Në një thirrje të vazhdueshme, Këshilli Kombëtar i PAK i kërkoi qeverisë “që të përcaktojë minimumin jetik edhe të garantojë daljen e një herë e përgjithmonë nga regjimi i urisë për personat me aftësi të kufizuar”, përfundohet në deklaratën për shtyp.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com