Personat me shtrëngim të fortë të duarve, janë më inteligjentë e me kujtesë më të fortë

Personat me shtrëngim të fortë të duarve, janë më inteligjentë e me kujtesë më të fortë

Shtrëngim duarsh

Një studim i ri ka zbuluar se personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më inteligjentë dhe kanë kujtesë më të fortë. Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Mançesterit, ka analizuar 475,397 persona përgjatë Mbretërisë së Bashkuar dhe ka zbuluar se ata me shtrëngim më të fortë të duarve gjithashtu performojnë më mirë në çdo test të funksionimit të trurit.

Në përgjithësi, shtrëngimi i fortë i duarve është ndërlidhur pozitivisht dhe dukshëm me kujtesën vizuale, shpejtësinë e reagimit, dhe me disa lloje tjera të kujtesës. Duke pasur parasysh këtë, një shtrëngim i fortë i duarve mund të jetë shenjë për shefat kur kërkojnë punëtorët më inteligjentë në një intervistë.

Për një shtrëngim të përsosur të duarve, duhet t’i keni parasysh këto këshilla: përdoreni dorën e djathtë; shtrëngojani dorën, por jo shumë; sigurohuni ta keni dorën të tharë (pa djersë); mos e mbani më gjatë se dy deri në tre sekonda. Shtrëngimi i dorës gjithashtu duhet të ekzekutohet duke mbajtur njëkohësisht kontaktin me sy, bashkë me një buzëqeshje të mirë natyrale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror