PERSONAZH/ 75-vjeç, Ndue Cara bën 92 kilometra për të shërbyer në malet rreth Fierzës! Mjeku thirrje të rinjve: Mos braktisni të sëmurët në fshatra!

Në Fierzën e hidrocentralit shërben prej vitesh doktor Ndue Cara. E ka mbushur moshën e pensionin, por nuk heq dore nga pasioni. Një misionar i heshtur që u sherben 1200 banorëve, në një prej zonave më të thella të Fushë-Arrëzit.

“Kur erdha në këtë institucion nuk kishte asgjë. Kishte shumë vite që nuk funksiononte qendra shëndetësore. Në ditën e parë mendova se s’do mund të punoj por më pas me vështirësi arritëm me ndihmën e institucioneve ta vendosim në funksion, të sigurojmë medikamentet”, tha Ndue Cara.

Vështirësia më e madhe në fshatra është mungesa e stafit të mesëm mjekësor, tregon ai për Report TV.  

“Çdo ditë po zbrazen fshatrat dhe distanca është e largët, 92 km nga Puka, kështu që të rinjtë demotivohen. Nga sistemi “Infermier për Shqipërinë” këtu nuk ka përfunduar asnjë infermier në gjithë këto vite. Unë do të dëshiroja tu bëja thirrje diplomuarve në mjekësi apo infermeri të punojne në fshatra. Eshtë e vertetë që ka vështirësi, por s’duhet të refuzojnë, secili duhet të angazhohet në mënyrë që dhe këta njerëz të marrin shërbim shëndetësor”.

Ndue Cara udhëton çdo të hënë 92 km nga qyteti i Pukës deri në Qendrën Shëndetësore të Fierzës, për tu kthyer pranë familjes vetëm në fundjavë. Mjeku shpesh detyrohet të ecë në këmbë maleve dy-tri orë për të qene pranë të sëmurëve.

“Ne arrijmë të bëjmë vaksinat dhe urgjencat por për arsye të terrenit të vështirë nuk mund të realizojnë atë që duhet, kujdesin permanent. Sepse ka paciente që janë në vështirësi fizike e mendore që nuk mund të vijnë në qendren shëndetësore. Ata duan një kujdes të veçantë”, u shpreh mjeku.

Cara jo vetëm i ka shëruar por ua ka lehtësuar jetën banorëve në Fierzë.

Mjek i mrekullueshëm, që zona se ka pas kurrë më parë. Është i përkushtuar me pleqtë e fëmijët. Jep maksimumin”, thanë banorët.

Mjeku mban mbi supe 75 vite, ka bërë një karriere të pasur si drejtues shendetesie dhe kryetar bashkie, por pa hequr dorë kurre nga “Betimi i Hipokratit”

R.D/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen

PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen