Personazh/ Një jetë mes tik-takeve të orës, historia e orëndreqësit Hekuran Qose: Dua t’ua trashëgoj fëmijëve, por s’e duan

Këto janë tingujt që e kanë shoqëruar 81-vjeçarin Hekuran Qose, pothuajse çdo ditë të jetës, nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

“Kam shumë vite, 65-70 vjet që merrem me këtë, që kur punoja me gjyshin”.

Më profesion është inxhinier mekanik, por pasioni për të rregulluar orët e trashëguara nga gjyshi, kanë bërë që 81-vjeçari korçar që mos e ushtrojë asnjë ditë. Gjithçka ia diktoi një amanet...

“Si inxhinier mekanik nuk kam punuar asnjë ditë. Gjyshi kishte shkruar në një tavolinë kur unë nuk kam qenë këtu, isha jashtë. Këto veglat e mija duhet të punojnë të mos ngelin rrugëve, dhe i kishe futur në një valixhe. Kishte shkruar këto ti kam bërë dhuratë, edhe dua tua lësh trashëgimi edhe ti pasardhëseve tu”.

Orën e parë e kishte zbërthyer dhe riparuar kur ishte vetëm 12 vjeç, dhe pas kaq vitesh ai sot ka një kujtim.

“Zbërthevi një herë gjyshi një orë, edhe më tha mua do ta mbërthesh. Ishte një orë rrula gjermane, kur po e montoja më dolën tepër pjesët. Atëherë e mori orën gjyshi edhe e hodhi në sokak,,,”.

Trashëgimi i zanatit tek fëmijët, shihet mision i pamundur për 81-vjeçarin, por edhe në këtë rast ai e ka menduar një zgjidhje.

“Doja ta trashëgoja, po asnjë se ka qejf”. Në shtëpi kam bërë një vend me orë të vjetra të varura, edhe nëse s’kanë ndërmend ta trashëgojnë fëmijët, nipërit e mbesat të shohin çfarë ka pas bërë gjyshi, do u vendos xham që të duken”.

Çelësi i jetëgjatësisë në këtë zanat për Hekuranin është vullneti, por edhe kërkesat e shumta të tregut.

“Punë ka plotë për atë që kërkon punën. Jam tepër i kënaqur, njeriu mbetet i kënaqur kur ka lekë në xhep, kur merr atë 5 lekshin. Këtu sjellin edhe ora të shtrenjta, ka mjaft raste të tilla”.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orendreqesi: 09/06/2024 17:03

    Shko rri ne shtepi se iku koha e riparimeve. U prish merr direkt oren e re tek Enzo Attini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë