"Unë nuk do të jem më vetëm por do të më bashkohet një personazh me të vërtetë interesantë. Një analist që me shkrimet dhe opinionet e tij shkakton shumë debat. Nuk është shumë i pranishëm në televizion por është shumë prezent në shtypin e shkruar me opinionet dhe komentet e tij por mbi të gjitha edhe në rrjetet sociale.
Do të jemi së bashku me të për të komentuar temën e ditës, titujt kryesorë të gazetave dhe për të bashkëbiseduar me teleshikuesit me ata që telefonojnë dhe bëhen pjesë e emisionit. Emri mbetet surprizë për të hënën në mëngjes”, thotë gazetari Kapxhiu.
Nga e hëna komunikimi me qytetarët nga ora 7:00 deri në 8:30 vjen ndryshe dhe me surpriza në ekranin e Report Tv.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com