Maks, një qen i rracës “Belgian Malinois”, 7 muajsh, është ende i pabindur. Pronari ia ka besuar, trajnuesit të njohur në qytet, Tomorr Dingu Rogu. E gjejmë 68- vjeçarin në lulishten e Beratit, ku po i mëson Maksit, komandatat bazë.
“Po bëjmë lojën me top dhe lojën me thes. Janë hapat e parë, për ta mësuar qenin që të të dëgjojë”, tha ai.
Tomorr Rogu nuk ka kryer shkollë për veteriner, por e mban lidhur me katërputroshët dashuria dhe pasioni. Kujton se kur ishte 9-vjeç, i Ati mbante qen gjuetie dhe atëkohë mësoi disa taktika që i vlejnë edhe sot.
“Babai kishte qen gjuetie. Që kur isha 9-vjec merresha me ta. Është pasion i imi i fëmijërisë. Kam 3 qen në shtëpi, të rracës Akita”.- tha Rogu.
Edhe pse në moshë pensioni, Tomorri vazhdon të punojë si trajnues i kafshëve shtëpiake, duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve që nuk kanë kohë të trajnojnë qentë e tyre.
“Ky është qen pastor belg dhe ma kanë dhënë ti mësoj me disa taktika të bindjes. Fillimisht i psikologjis, mundohem ti heq veset dhe i mësoj si të sillen. Qentë duhet trajnuar ndërmjet moshës 7 muajsh deri një vjeç, se ndryshe bëhet e vështirë. Nëse janë moshë më e madhe, nuk të binden, njësoj si adoleshentët qe duhen mësuar që në fëmijëri se pas ata nuk binden”, thotë me të qeshur Tomorri.
Kalon dy orë në ditë duke stërvitur Maksin. Qëllimi është që brenda një muaji ti mësojë disa rregulla bazë të sjelljes.
“Tani është ende me qafore. Do një muaj kohë të mësojë të bindet. I bëj lojëra me thes, lojëra shpejtësia. I mësoj komandat ulu, ngrihu, etj”.- tha Tomorri.
Në Berat, si në mbarë vendin, gjithnjë e më shumë rritet interesi i qytetarëve për të mbajtur kafshë shtëpiake, si qen apo mace.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin
26 Mars, 11:07
-
Aksident në aksin Berat-Duhanas, mjeti del nga rruga, shpëton shoferi, nxirret me ndihmën e forcave zjarrfikëse
25 Mars, 20:39
-
Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’
25 Mars, 12:18
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)
23 Mars, 08:56
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
18 Mars, 16:41
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27