Rrëmbimin e Persefonit nga Plutoni, në prani të Hermesit, mbartësit të shpirtrave, pasqyron mozaiku me përmasa 4,5 x 3 metra që u zbulua nga gërmimet në tumbën Kasta, në Amfipolis.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë greke të Kulturës, pas heqjes së dherave nga pjesa lindore e mozaikut, u zbulua figura e tretë e kompozimit, pas burrit me mjekër, i cili, përveç kurorës së dafinës ka veshur edhe një tunikë të kuqe.
"Është një figurë femre, me flokë të kuq që flladiten, që ka veshur tunikë të bardhë, e cila mbahet me një kordon të kuq në lartësinë e gjoksit. Në dorën e majtë ka një bizhu'", thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.
"Është e qartë se kemi të bëjmë me rrëfenjën mitologjike të rrëmbimit të Persefonit nga Plutoni, në prani të perëndisë Hermes si mbartës i shpirtrave", shtohet në të.
Ministria nënvizon se "është një rikrijim fantastik, jo vetëm për pasurinë e ngjyrave, por edhe për ekzekutimin perfekt të vizatimit. Në ndërtimin e mozaikut paraqitet edhe dimensioni i tretë, posaçërisht në konfigurimin e shpirtmbartësit dhe të Persefonit. Është e qartë se revokohet rrëmbimi i Persefonit nga varreza mbretërore e Aigesit"
ATSH
/Shqiptarja.com