Personazhi më IN i Halloween-it në Tiranë, njihuni me të vetmen shtëpi ku u festua 'frikshëm'

Festa e Halloween-it tashmë është kthyer në traditë edhe në Shqipëri. Më entuziastë për këtë festë janë fëmijët të cilët e presin këtë ditë për t'u veshur me kostume të ndryshme.

Për Report Tv disa prej fëmijëve treguan përse e festojnë Halloween-in dhe cilin personazh kanë zgjedhur për t'u bërë këtë vit.

 “Unë jam veshur si një shtrigë.

Po ti?

Edhe unë si një shtrigë.

Pse e festoni Halloween-in?

Sepse është dita e të vdekurve. Do shkojmë nëpër shtëpi dhe themi “Rreng apo karamele”.

Unë jam bërë si një fantazmë, sepse më pëlqen më shumë.

Unë jam bërë si tigresh.           

Do kërkojmë karamele nëpër shtëpi.

Unë jam bërë si mace e egër sepse më pëlqen shumë macja dhe festa e Halloween-it është një festë që e festojnë të gjithë dhe unë kam menduar që ta festojë me klasën.

Unë sot jam veshur si Maleficent, më pëlqeu dhe zgjodha  të bëhesha kështu”-u shprehën disa prej fëmijëve.

E nëse dita i përket fëmijëve për ta festuar këtë Festë  nata i përket të rinjve.

Ora shënon 23:00 në zonën e ish-bllokut jeta e natës merr një dimension tjetër ku Halloween sapo ka trokitur.

Krahas festës nuk munguan as forcat e shumta të policisë të cilët ishin në gatishmëri për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj nate.

Zemra e Halloween në Tiranë është "shtëpia e frikës". Të veshur me kostume nga më të larmishmet për ReportTV të rinjtë shprehen se prej vitesh ato bëhen pjesë e festës së Halloween.

“Cili është eventi që keni organizuar sot për Halloween?

Eventi jonë quhet “Luajmë shpiash” slogani ka qenë “Ta Mban?”. Është i vetmi houseparty që organizohet në të tillë përmasa ku brenda një vile ndarë në tre kate ndahen edhe zhanerat e muzikës, ku siç e shihni sipër luhet hip hop, në katin e midis luhet rok dhe në bodrum tekno.

Si keni zgjedhur ta festoni Halloween-in sonte?

Kemi vendosur para tip dy javësh ta festonim këtu dhe po ja kalojmë shumë bukur.

Çfarë personazhi ke zgjedhur të bëhesh?

Tani jam Skou Boy djali kafkë por kam bërë atë spinin tim që jam gjysëm i bardhë gjysëm rozë .

Prej sa vitesh e festoni Halloween?

Viti i gjashtë.

Si të duket kjo atmosferë në Tiranë?

Është super, faktikisht është hera e parë që e festoj në Tiranë edhe është sueër atmosferë. Më pëlqen që njerëzit kanë filluar të lyhen dhe të bëhen kështu gjera të frikshme.

Na trego pak kush të ka lyer ty sonte?

Kjo goca këtu.

Pra ti je artistja?

Yes.

Çfarë ke zgjedhur të bëhesh sot ?

Mariaçi.

Ti ke zgjedhur kostum kurse shokun e paske lyer vetë s'je lyer?

Më hëngri kohë dhe kjo ishte zgjidhja më praktike. Kjo është shoqëria e vërtet

Prej sa vitesh e festoni festën e Halloween-it?

Besoj se çdo vit bëhet akoma edhe më i bukur, ky vit ishte akoma më perfekt, është hera e parë që unë vij këtu dhe po bëhet një super parti. Ndërsa për mua është hera e parë e festoj vënçe, kështu që ndihemi shumë mirë, jemi shoqëri e mirë , atmosferë e mirë. Kështu që mes apo shoh gjithë njerëzit po kënaqen dhe mezi po pres që t'i bashkëngjitëm prapë.

Çfarë është për ju festa e Halloween?

Festa e Halloween për mua është zgjimi i shpirtrave dhe është kjo ditë kur ato bëhen një me ne edhe ne festojmë të gjithë së bashku . Shoqëri ,energji e mirë kaq nuk dua të vazhdoj në muhabete fetare.

Çfarë personazhi keni zgjedhur sot ju?

Unë siç e shikon kam veshur shumë zinxhirë kjo sepse ishte një ide e fundit nga shumë ide që kisha në kokë thash, ok po bëj diçka shumë kreative në moment të fundit , kap ca qepi aty dhe jam një person që vjedh bizhuteri mesa duket.

Si po kaloni për festën e Halloween?

Përshëndetje, si jeni. Po kalojmë shumë super unë sapo erdha uroj të jetë një natë e këndshme.

Prej sa vitesh e festoni Halloween-in?

Që kur ka ardhur kultura e Halloween në Shqipëri besoj, i kam shumë qef festat, maskat e të gjitha këto.

Çfarë do të thotë për ju Halloween?

Halloween-i është dita përkujtimore e të vdekurve dhe mua më pëlqen shumë kur përkujtoj të vdekurit sidomos shpirtrat e këqij prandaj jam bërë Lucifer sot .

Si po kaloni për festën e Halloween?

Ahumë mirë, deri tani super .

Çfarë do të thotë për ju Halloween?

Të them të drejtën asgjë, thjesht erdha dhe festova me shoqërinë dhe me të vërtet është super organizim

Çfarë personazhi keni përzgjedhur sot?

Një murgeshë. Amen… “- u shprehën disa nga të rinjtë

Ndërkohë që atmosfera e Halloween-it vazhdon, tani do të zhvendosemi në një ambient tjetër ku do shohim personazhe të tjerë.

“Si po kaloni për Halloween?

Këndshëm,  atmosfera është e lezetshme, ka muzikë, pije, vajza.

Prej sa vitesh e festoni Halloween-in?

Çdo vit.

Çfarë do të thotë për ju Halloween?

Halloween është një ditë e rëndësishme përfshin të gjithë personat, gjithë djemtë, vajzat , atmosfera është shumë këndshëm.

Çfarë personazhi keni zgjedhur sot?

Sot Jokerin.

Si po kaloni për Halloween?

Super, është një atmosferë super fare jam kënaqur jashtëzakonisht  shumë, shumë njerëz, shumë rrëmujë, më pëlqen kjo gjë.

Çfarë do të thotë për ju Halloween?

Halloween për mua do të thotë diçka e frikshme, po që mu nuk më tremb frika.

Prej sa vitesh e festoni Halloween-in?

Unë zakonisht e kam festuar sa herë më është dhënë mundësia, por që ky vit ishte ndryshe.

Çfarë personazhi keni zgjedhur sot?

Personazhi im është diçka i thjeshtë, një e gërvishtur nga një putër ariu thjesht për atmosferë.

Si po e kalon sot festën e Halloween-it ?

Shumë bukur , shumë ndryshe një atmosferë komplet si jashtë shtetit.

Si kush personazh ke zgjedhur të bëhesh këtë vit?

Unë thjesht si police, mendoja mos më vënë ndonjë gjobë rrugës edhe thash ok po bëhem vetë si police.

Prej sa vitesh e festoni Halloween?

Kishim qejf që të vegjël po më përpara na bërtisnin kur shkonim kërkonim  karamele edhe tani kemi filluar domethënë te pjesa e gjimnazit pastaj universiteti që kemi filluar tamam.

Si të duket atmosfera në Tiranë me gjithë festën e Halloween, ka ndryshuar vit pas viti?

Më ka surprizuar shumë sepse janë komplet ndryshe domethënë , mund të shohim se sa me të vërtetë janë krijues rinia shqiptare dhe zgjedhin me të vërtetë personazhe të lezetshëm që ke me të vërtetë qejf të bësh foto e ti shohësh.

Cili personazh të ka pëlqyer më shumë sonte?

Ka qenë një djalë i mbuluar me një maskë Smile që ka qenë me të vërtetë shumë i frikshëm edhe Jokeri normalisht se doli dhe filmi tani edhe ishte shumë In. “– u shprehën disa nga të rinjtë.

Alkool, muzikë e mirë, kostume të bukura dhe të frikshme ishte kjo atmosfera që na shoqëroi këtë mbrëmje të Halloween-it.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë