SARANDE-Pasditen e sotme u gjet i djegur në një ashensor Agim Proda, i cili ishte punonjës i ujësjellësit, por edhe pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas policisë dyshohet se ai është vetëdjegur.
Agim Proda ka qenë ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88', ndërsa në vitet e fundit ishte vëzhgues i ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. Presidenti i FSHF, Duka i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Agim Prodës.
Mesazhi i FSHF
FSHF dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88'.
/Shqiptarja.com

Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar.
FSHF përcjëll ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Agim Proda duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.
dy.b/shqiptarja.com