Peru, autobusi del nga rruga, 
bilanci i të vdekurve shkon në 48

Peru, autobusi del nga rruga, <br />bilanci i të vdekurve shkon në 48<br>
Ka shkuar deri në 48 bilanci i të vdekurve në një aksident të ndodhur në Peru ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një vend shkëmborë. Autobusi që transportonte 57 pasagjerë doli nga rruga duke u shkëmbyer me një kamion në një rrugë të ngushtë të quajtur “Kthesa e djallit”.

Autobusi ishte nisur për në qytetin Lima, kur u godit nga kamioni dhe doli nga rruga duke rënë me kokë poshtë në një vijë bregdetare të Paqësorit. Trupat e pajetë janë shpërndarë nëpër shkëmbinj duke e bërë të vështirë gjetjen e tyre.

Është shumë e trishtë për ne që të na ndodhë një aksident i tillë”, ka thënë presidenti i Perusë Pedro Pablo Kuczynski. Forcat e shpëtimit kanë punuar me orë të tëra për të mbledhur trupat e pajetë dhe për të shpëtuar të plagosurit, pasi nuk ka asnjë rrugë që të çon në bregdet, ku përfundoj autobusi. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë përdorur helikopterë për të transportuar gjashtë të plagosur rëndë, ndërsa tre persona të tjera nuk janë gjendur akoma.

Ministri i Transportit, Bruno Giuffra, deklaroi se “raportet fillestare tregojnë se të dy automjetet e përfshira udhëtonin me shpejtësi të lartë në kohën e aksidentit”. Aksidentet rrugore janë të zakonshme përgjatë rrugëve të Perusë, ku më shumë se 2,600 viktima janë regjistruar në vitin 2016.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës