Peru, ish-presidenti Alberto Fujimori duhet të kthehet në burg, i anulohet falja

Peru, ish-presidenti Alberto Fujimori duhet të kthehet në burg, i anulohet falja

Alberto Fujimori

Gjykata Supreme e Perusë e ka anuluar faljen ndaj ish-presidentit të atij vendi, Alberto Fujimori, dhe ka urdhëruar që ai të arrestohet menjëherë dhe të kthehet në burg.

Alberto Fujimori ka drejtuar Perunë nga viti 1990 deri në 2000 dhe më pas u dënua me 25 vjet burg për shkelje të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Mirëpo Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Quincski miratoi më 24 dhjetor të vitit të kaluar faljen, që Fujimori, 80 vjeç, të lirohet nga burgu, pasi mjekët zbuluan se po vuante nga sëmundje "progresive dhe e pashërueshme" dhe se jeta e tij ishte e rrezikuar në burg.

Por kjo nuk u vlerësua aspak nga shumica e perunëve që Fujimorin e konsiderojnë si diktator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 04/10/2018 07:40

    Nuk eshte Fujimori ne photo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren