Perugia/ Qarkullonin me kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët, të skeduar nga policia italiane

Foto ilustruese

Itali- Karabinierët italianë kanë arrestuar në flagrancë 2 shqiptarë që po qarkullonin me makinë në zonën e Città di Castello.

Gjatë kontrollit të mjetit u zbulua edhe një sasi lënde narkotike kokainë, që u sekuestrua si provë, teksa dyshohet se të rinjtë janë pjesë e një grupi shpërndarësish në zonë.

Të arrestuarit janë 23 dhe 40 vjeç, të dy me origjinë shqiptare me banim në Perugia, me dosje policie të mëparshme për krime të ndryshme.

Dy subjektet në bordin e një makine të vogël, sapo dolën nga E45 drejt Città di Castello, u përpoqën të fshihnin lëndën narkotike. Pas kontrollit, brenda saj u gjendën 34 gramë kokainë, shkruan media italiane.

Kërkimi i mëpasshëm fizik dhe i automjeteve bëri të mundur gjetjen e dy mbështjellësve të tjerë që përmbanin të njëjtën substancë, të fshehura me zgjuarsi. Në përfundim të hetimeve, dy shqiptarët u arrestuan dhe janë në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Perugia.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke

Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke