Përurohet laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale për të rinj, Veliaj: E nisim në shkollën ‘Sami Frashëri’, do ta shtrijmë edhe në qytete të tjera

Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi dhe drejtuesin e AADF-së, Michael Granoff, vizituan mjediset e laboratorit, ku mësojnë nxënësit e përfshirë në këtë nismë, u shpreh krenar se ky projekt nis nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

“Për mua është krenari shumë e veçantë që, këtë projekt, e fillojmë te “Sami Frashëri”. Kur unë kam bërë gjimnazin në godinën e vjetër, në vitet 1994-1998, duhet të bëje çmos që të shkoje te klasa e gjermanishtes. Pra, mësoje anglishten, kurse gjermanishtja ishte kursi i dytë. Ishte fat i veçantë të ishe pjesë e atyre 20 vetave, që të mësoje gjermanisht. Ishte një biletë për t’u integruar në një botë të civilizuar. Ndërkohë, për prindërit tanë, në kohën e komunizmit bileta ishte rusishtja. Ishte një mënyrë për të ecur përpara në atë sistem. Sot, nëse nuk di gjuhën e kodimit ‘Python’, nuk ke biletë për t’u ngjitur më lart në jetë. Qartazi, gjuhët e së sotmes nuk janë më gjermanishtja dhe anglishtja. Me gjithçka po ndodh, gjuhët që duhet të mësojë brezi juaj janë ‘Python’ dhe ‘Java’,” tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se projekti do të shtrihet edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin.

“Ne kemi 10 shkolla, 8 në Tiranë dhe 2 jashtë Tirane, por unë dhe ministrja do të sigurohemi që këtë shembull të mirë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera, pasi unë besoj se e gjithë Shqipëria duhet të jetë një ‘start up nation’ - jam i sigurt është vetëm çështje kohe që edhe bashkitë e tjera ta ndjekin këtë shembull. E gjitha është në dorën tuaj, ndaj mezi pres të brohoras suksesin dhe arritjet tuaja,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Kreu i Bordit te AADF, Michael Granoff, tregoi si u përzgjodh Shqipëria për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm.

“Kur e nisëm, ajo çfarë menduam se duhet të bënim, ishte të identifikonim problemet dhe mënyrat se si të rregullonim jetën e shqiptarëve në plan aftatgjatë dhe gjëja e dytë ishte të kërkonim modelet më të mira në botë, t’i sillnim në Shqipëri dhe t’i adaptonim. Asnjëri nga ne nuk e kishte imagjinuar që “INTEL” mund të zgjidhte Shqipërinë për një projekt pilot; kush e kishte menduar, shumë vite më para që kjo mund të ndodhte. Aftësia jonë për të bindur “INTEL” për të krijuar këtë program është shenjë se çfarë ne mund të bëjmë së bashku. Qëllimi tjetër që kishim dhe që ishte shumë i vështirë për t’u arritur vetëm, jo vetëm duhet të krijonim partneritet ndërmjet fondacionit dhe një kompanie si “INTEL”, por ne duhet të krijonim konsorciume dhe partnership mes aktorëve kryesorë,” u shpreh Granoff.

Që nga miratimi i saj në dhjetor 2019, Akademia e Kodimit ka pasur një ndikim të madh në drejtim të arsimimit dhe punësimit në Shqipëri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion