Përurohet Qendra e Trajtimit të fëmijëve të personelit të FA të prekur nga autizmi

/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Që sot ka nisur funksionimin e saj Qendra për Trajtimin e fëmijëve të ushtarakëve që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të autizmit. Kjo Qendër është ngritur në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Tufinë me iniciativën e drejtpërdrejtë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Duke marrë fjalën me këtë rast, ministrja Kodheli theksoi se jemi mbledhur për të finalizuar një pune që t'ju them të drejtën është frymëzuar nga një ish-ushtarak, i cili nuk është më pjesë e FA, sepse në jetën e tij vendosi t'i kushtonte më shumë kohë, energji dhe përkushtim fëmijës së tij autik. E mbaj mënd shumë mirë ditën kur ai erdhi në zyrën time për të folur për problemin e tij, i cili në fund të ditës nuk ishte vetëm i tij, por i shumë fëmijëve të tjerë si fëmija e tij.
"Ndaj u emocionova aq sa mendova: le të shikojmë se çfarë ndodh me fëmijët e FA, të cilët janë jo vetëm problemet e nënave dhe baballarëve të tyre, por edhe të fëmijëve dhe kuptova që kishte vend dhe mundësi që Ministria e Mbrojtjes të ngrinte një qendër për të kaluar disa orë dhe për tu marrë me edukimin dhe përkujdesjen e nevojshme të gjithë atyre fëmijëve të ushtarakëve, të cilët nënat dhe baballarët e tyre i kanë shpesh herë në shërbim, larg familjeve, larg qendrave ku banojnë, i kanë shpesh herë, madje, shumë larg jashtë kufijve të atdheut", tha Kodheli.
"Për mua si ministre e Mbrojtjes, vijoi ajo, është realisht një nder i madh që në këto momente ndjehem bashkë me ju pafundësisht krenare për vendimin që morëm bashkarisht ditë më parë. Ne kemi bërë një ndërmarrje modeste, kemi ri konstruktuar një ndërtesë të një reparti ushtarak të lënë pas dore dhe e kemi transformuar në një kopsht për fëmijët autikë të ushtarakëve brenda FA".
"Shpresoj që këtë projekt ta çojmë deri në fund dhe shpresoj që ky të bëhet një shembull modest edhe për të tjerët. Kjo nuk është vetëm një sfidë për fëmijët, as nuk është një sfidë vetëm për prindërit që qëndrojnë çdo sekondë të jetës së tyre pranë fëmijëve, as vetëm e mësueseve që edukojnë këta fëmijë. Kjo është dhe duhet të jetë në vazhdimësi edhe sfida jonë e përbashkët dhe ne duhet të jemi gjithmonë pranë këtyre fëmijëve dhe prindërve dhe të mos i lemë ata asnjëherë vetëm. Mjekë, terapitë, të afërm, kolegë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të japim një mbështetje të gjithanshme për këto fëmijë, të cilët kanë nevojë sa për dashuri, aq edhe përkushtim pse jo dhe për përkushtim profesional për përkushtim dhe dashuri më shumë se gjithçka tjetër" tha ministrja Kodheli.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin