TIRANË – Aksident në hyrjë të tunelit të ri Tiranë – Elbasan, tunelit të ri që sapo përfundoi sot kryeministri Berisha. Ende pa u larguar prej atje, flamujt dhe sloganet e PD-së, hyrja e tunelit nga krahu i Tiranës shënon të plagosurit e parë: katër pasagjerë të një furgoni, ndërmjet të cilëve edhe një vajzë e vogël, e cila është në gjendje të rëndë. Mjeti “Wolkswagen” drejtohej nga Spiro Prifti dhe është përmbysur gjatë tentativës për të hyrë me shpejtësi në kthesën që të çon në tunel.
Nxitimi i përurimit ka bërë që tuneli të hapet ende i papërfunduar plotësisht. Korsitë nuk janë ende të ndara, gjë që mund të jetë fatale për automobilistët. Gazetari i "A1Report!", Arsen Rusta, raportoi se të plagosurit janë çuar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Fatmirësisht, pas kqyrjes nga mjekët, fëmija rezulton jashtë rrezikut për jetën. Ndër të plagosurit është edhe vetë drejtuesi i furgonit, i cili mbulonte linjën Tiranë-Elbasan.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/