Myslimanë e të krishterë u bënë bashkë në përurimin e rindërtimit të xhamisë së Kodër Hanit në qytetin e Pukës, objekt i lashtë kulti që është trashëguar ndër breza.

Myftiu i Pukës e inauguroi xhaminë 500- vjeçare me lutje për viktimat e luftës mes Izraelit e Hamasit.

Kryetari i bashkisë Pukë Rrok Dodaj dhe deputeti Lodovik Hasani uruan besimtarët myslimanë për xhaminë e re të Kodër Hanit…

“Ky vend është një vend që na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit. Bota e sotme ka nevojë më shumë se kurr për bashkësinë që përcjell mesazhe paqeje”, tha kryetari i bashkisë.

Xhamia e Kodër Hanit u rindërtua me fondet e qeverisë së Kuvajtit dhe donatorëve. I pranishëm ishte Adnan El Gunejm, sekretar i Parë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri.

Në përurimin e xhamisë së Kodër Hanit në Pukë morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera mes të cilëve edhe përfaqësues nga komuniteti mysliman në Kosovë dhe Dibër teksa u mbajt edhe falja e parë nga besimtarët myslimanë.