Një gjykatë franceze ka dënuar sot ish-kryeministrin francez, Francois Fillon, me pesë vjet burgim, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i hoqi të drejtën për të garuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Gjykata ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në një mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente e burrit të saj. Reuters shkruan se ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar.
Ndër të tjera, atij do t’i ndalohet të kandidojë në zgjedhje për një periudhë 10 vjeçare.
Gjyqtarja Nathalie Garavironi, u shpreh se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.
Pas njemije vjetesh ndoshta ky lloj gjykimi do jepet edhe ne vendin e hajduteve SHQIPERI!
Përgjigju