Mori paratë për t’ia dërguar pensionistëve por i vodhi, arrestohet pas 1 viti shpërndarësi i pensioneve Alban Thomollari. Thomollari është dënuar nga Gjykata e Tiranës më 18 dhjetor 2014, ndërsa prokuroria ka arritur të faktojë se ai ka vjedhur 7 pensione me një vlerë prej 23702 lekë.

54 vjeçari me origjinë nga Shkodra e banues në Tiranë ka shprehur pendesë gjatë gjykimit për vjedhjen e pensioneve dhe ka pranuar se do t’i shlyej.

Por nga ajo ditë ai i fshihej policisë, për t’u arrestuar më 25 janar 2016 nga blutë e kryeqytetit dhe tani i duhet të shlyej dënimin me 6 muaj burg me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)