Përvetësonin mjete të qytetarëve duke i mashtruar dhe i shisnin me kontrata false, në pranga 38-vjeçari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Përvetësonin mjete të qytetarëve duke i mashtruar dhe i shisnin me kontrata false, në pranga 38-vjeçari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Foto ilustruese

TIRANË- Elton Rushi, 38 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi nga persona të ndryshëm përmes mashtrimit ai ka marrë disa makina me qira dhe më pasi i ka shitur nëpërmjet kontratave noteriale false. Në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij, një 35-vjeçar me iniciale B.B.

38-vjeçari nga Fieri dhe shoku i tij, në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë mashtruar disa qytetarë se po ja merrnin makina me qira, por përkundër kësaj ata i shisnin këto mjete te persona të tjerë duke përdoruar kontrata të rreme noteriale.  Rrushi akuzohet për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", ndërsa 38-vjeçcari është në kërkim nga policia.

U sekuestrua po ashtu një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes