Përvjetori tjetër: Zhivago i Pasternakut 

Përvjetori tjetër: Zhivago i Pasternakut <br>
Pёr tё festuar denjёsisht e plotёsisht pёrvjetorin e njёqindtё tё Revolucionit tё Tetorit, nuk ka mёnyrё mё tё mirё se sa tё kujtohet shtatёdhjetё vjetori i “Doktor Zhivago”-s tё Boris Pasternakut, autorit tё njё kryevepre botёrore, qё nga trashёgimtarёt e 17-ёs qe luftuar e pёrndjekur.

Pёr tё kujtuar se, gjatё ceremonisё sё Nobelit, karrigia e rezervuar Pasternakut mbeti bosh, sepse autoritetet sovjetike nuk e kishin lejuar shkrimtarin tё shkonte nё Stokholm pёr tё tёrhequr çmimin e, mbi tё gjitha, pёr tё mbajtur fjalёn e tij.

Pёr tё kujtuar se Ollga, gruaja qё ka frymёzuar personazhin e Larёs nё njё nga romanet mё tё famshёm tё historisё letrare tё Nёntёqindёs, kishte kaluar tre vite nё Gulagun nё sajё tё njё padie qesharake dhe, mbas vdekjes sё Pasternakut, do tё kryente dy tё tjerё, gjithmonё me akuza qesharake.

Pёr tё kujtuar se Pasternaku nuk kishte qёnё shumё i guximshёm nё qenёsinё e tij vetiake dhe intelektuale nё vitet mё t’errta tё sundimit stalinian, por qё u shkund nga kurajua e njё botuesi si Giangiacomo Feltrinelli, qё i qёndroi trysnive tё BRSS dhe tё Partisё komuniste italiane pёr tё mos botuar “Doktor Zhivago”-n, duke infektuar edhe Pasternakun me vendosmёrinё e tij.

Pёr tё kujtuar se Pasternaku i shkruajti njё letёr Feltrinelit, nё tё cilёn nё thelb i thonte : tё vetmet letra tё cilave duhet t’i besoni janё ato tё shkruara frёngjisht, sepse vetёm ato pasyrojnё vullnetin tim tё vёrtetё, ndёrsa ato tё shkruajtura rusisht janё shkarravitur me koburen e tiranit nё kokё. Nё fakt nё frёngjisht, fshehtas, shkruante : shpejtoni, botoni romanin jashtё BRSS.

Kurse nё rusisht shkruante : mё ktheni mbrapsht dorёshkrimin tim pa e botuar. Por nuk ishte e vёrtetё. Pёr tё kujtuar se Pasternaku e jetoi si njё andrallё, atё vazhdimёsi veprimesh paburrёrie oportuniste, tё luhaturit si skllav mes fanelave tё regjimit shtypёs, tё lindur nё tetorin 1917, ndёrsa shokёt e tij, nga Mandelstami tek Babeli, nga Mejerholdi tek Ana Ahmatova, Marina Cvetajeva e shumё tё tjerё izoloheshin, vriteshin, goditeshin pёr vdekje nё ndjenjat e tyre mё tё dhemshura, torturoheshin nё Lubianka e dёnoheshin nё pёrfundim tё proceseve farsa. Pёr tё kujtuar se “Doktor Zhivago” mbetet njё trashёgimi letrare e çmuar, edhe sot, nё shtatёdhjetёvjetorin e botimit tё tij.

 “Corriere della Sera”, 27 nёndor 2017 E shqipёroi Eugjen Merlika

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë