Ndërkohë që gara për përzgjedhjen e 60 hetuesve të BKH është në fazën e saj të 3-të ku komisioni po vlerëson esetë e kandidatëve, Gjykata Administrative ka vendosur se kallëzimin e një prej aplikantëve do ta shqyrtojë në datë 11 nëntor.

8 kandidatë kanë kallëzuar Komisionin e përzgjedhjes së BKH se kanë shkelur ligjin dhe se kanë falsifikuar formularët e testit fizik, duke kaluar aplikantë që nuk kanë kapur normat.

Një ndër kallëzuesit është edhe Ergys Shehu, i cili ka ankimuar rezultatet e testit që e skulafikuan nga gara dhe padia e tij do të shqyrtohet në datë 11 nëntor.

Pavarësisht kallëzimeve Komisioni vijon me garën dhe brenda javës do të dalin rezultatet e eseve për 103 kandidatë.