Pesë fjalëkalimet më të përdorura
në internet gjatë vitit 2016

Pesë fjalëkalimet më të përdorura<br />në internet gjatë vitit 2016
Interneti është një pjesë e rëndësishme tashmë në jetën tonë të përditshme dhe shumë prej nesh kanë llogari të ndryshme, duke filluar që nga rrjetet
sociale e deri te shërbimet e specializuara.

Ndërkohë një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë në internet, Keeper, ka publikuar një studim i cili tregon gjashtë fjalëkalimet më të përdorura gjatë vitit 2016 në internet.
 
Duke analizuar 10 milionë llogari, Keeper, ka zbuluar se fjalëkalimi më i përdorur është ‘123456’ ndërkohë në vend të dytë është fjalëkalimin ‘123456789’.
 
Gjithashtu kompania ka zbuluar se nga fjalëkalimet më të përdorur janë edhe qwerty, 13245678 dhe 11111.
 
Ndërkohë që sulmet në llogaritë e internetit kanë ardhur duke u rritur, pasi në to shumë përdorues mbajë të dhëna personale për t’i patur të aksesueshme gjatë gjithë kohës, siguria e fjalëkalimeve të cilat përdoren mbetet në nivel shumë të ulët.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK dërgon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjokak dhe 6 të tjerë, akuzohet për vrasje

‘Metamorfoza’, SPAK dërgon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjokak dhe 6 të tjerë, akuzohet për vrasje