Në kuadër të zbatimit të planit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë lidhur me rastet e ndërtimeve pa leje, policia në Dibër dhe ajo në Berat, kanë ushtruar kontrolle për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj pesë shtetasve, përkatësisht tre në Dibër dhe dy në Berat. 

Berat, dy të proceduar për ndërtim pa leje
Policia e Rrethit Beratit ka filluar procedim penal në gjendje të lirë ndaj dy personave pasi janë kapur duke ndërtuar pa leje.
 
Shtetasit B. K. 66 vjeç, banues në Berat dhe shtetasi Xh. T., 62 vjeç, banues në Kuçovë, po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën ndërtim i paligjshëm, pasi janë kapur nga policia duke ndërtuar banesa pa leje.
 
Dibër, policia procedon tre persona për ndërtim pa leje
Polica e Dibrës ka proceduar në gjendje të lirë tre persona të cilët kanë ndërtuar pa leje.
 
Sipas informacionit paraprak, shtetasi B.K, 55 vjeç, ka ndërtuar një objekt pa leje në lagjen "Treg", gjithashtu për ndërtim në këtë lagje është proceduar edhe shtetasi F.S, 54 vjeç.
 
Personi i tretë i proceduar është A.H, 47 vjeç, ka ndërtuar një objekt pa leje në lagjen "Kamen".
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com