Përleshjet shpërthyen jashtë stadiumit 'Adriatico' të Pescarës midis tifozëve dhe policisë pas barazimit 1-1 me Spezian në ditën e fundit të sezonit të rregullt të Serie B, që rezultoi në rënien e klubit vendas në Serie C. Tifozët e ekipit me bazë në Abruzzo organizuan një protestë kundër ekipit dhe klubit, duke hedhur tymuese dhe flakadanë.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes në “Adriatico”, ultrasit brohoritën kundër presidentit Daniele Sebastiani dhe fishkëllyen Lorenzo Insignen, i cili, sipas tifozëve, ishte “fajtor” për dështimin, pasi nuk shënoi një penallti vendimtare javën e kaluar në ndeshjen kundër Padovës. Insigne u pa në lot pas ndeshjes së djeshme.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vëllezërit Shpendi shënojnë nga dy gola në Itali, Stiveni shpëton në limite Empolin nga rrëzimi! Frosinone në elitë, Pescara në Serie C