Ditë e zezë për median, vriten 10 gazetarë në Afganistan nga 2 sulme terroriste

Ditë e zezë për median, vriten 10 gazetarë në Afganistan nga 2 sulme terroriste

Shpërthimi i dyfishtë në Kabul

Ditë e zezë për median. Nëntë gazetarë dhe një fotoreporter i AFP janë vrarë nga dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin e Afganistanit, krahas 16 personave të tjerë civilë, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Grupi militant, Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve “Amaq” mori përgjegjësinë për sulmin më vdekjeprurës ndaj punonjësve të medies në Afganistan.

Mbikëqyrësi lokal i medieve, Komiteti i Sigurisë Gazetarëve të Afganistanit, duke konfirmuar tetë gazetarë viktima, dënoi ashpër këto sulme. Dy gazetare femra, njëra Mariam Tokhi nga Radio Evropa e Lirë, ishin në mesin e viktimave. Agjencia franceze e lajmeve AFP ka konfirmuar vdekjen e fotografit kryesor në Kabul, Shah Marai. Një stacion televiziv afgan, ‘1 TV News’, gjithashtu konfirmoi vrasjen e dy punonjësve në sulmet e së hënës.

Autoritetet afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga një sulmues vetëvrasës me motoçikletë duke e hedhur veten në erë në afërsi të një zyre të drejtorisë kombëtare të sigurisë.

Kur punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e medies u mblodhën në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë, një sulmues i dytë i veshur si gazetar shpërtheu eksplozivët e ngjitur në trupin e tij, duke shkaktuar shumicën e viktimave, tha zëdhënësi i policisë në Kabul, Hashmat Istanikzai.

Ne dënojmë me fjalët termet më të fuqishme të mundshme sulmet frikacake në Kabul nga dy sulmues vetëvrasës që vranë dhe plagosën forcat afgane dhe qytetarët e pafajshëm afganë, duke përfshirë gazetarët”. 

 Gjenerali i NATO-s, John Nicholson

 

Disa orë më vonë, zyrtarët afganë thanë se një sulm vetëvrasës me bombë vrau të paktën njëmbëdhjetë njerëz në provincën jugore të Kandaharit dhe plagosi 16 të tjerë, duke përfshirë pesë ushtarë rumunë. Një zëdhënës i policisë në këtë zonë i tha Zërit të Amerikës se sulmi kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të huaja. Ai shtoi se të vrarët ishin të gjithë studentë në një seminar fetar aty pranë, apo në medrese.

Shpërthimi i fuqishëm gjithashtu plagosi nëntë civilë, duke përfshirë disa gra. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet në Kandahar, ku ushtria amerikane vepron në një bazë shumë të madhe. Provincat jugore të Afganistanit janë zonat ku kryengritësit taleban kontrollojnë territorin dhe shpesh kryejnë sulme ndaj forcave lokale dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndërkombëtarë.


(Fotografi i AFP, Shah Marai i vrarë në shpërthimin në Kabul)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/05/2018 08:51

    Për lek shkojnë...të bëjnë lek! Vet u ha bitha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë