Pesë gjërat që duhet të kujtoni kur ai nuk ju kthen përgjigje

Pesë gjërat që duhet të kujtoni kur ai nuk ju kthen përgjigje

Të jesh në një marrëdhënie me dikë ka gjithmonë vështirësi të ndryshme, të cilat inividët i përjetojnë në shumë mënyra. Duke qenë se jetojmë në shekullin e 21, tashmë kryefjala janë mesazhet në telefon, rrjetet sociale apo çdo forme tjetër.

“Cultura Colectiva” ju sjellë në ndihmë pesë gjërat që duhet t’i kujtoni vetes kur ai nuk ju kthen përgjigje dhe ndërkohë ju mbeteni në pritje.

1) Nëse dëshiron të të shkruajë, do të të shkruajë.

Ky është rregulli i artë i komunikimit me mesazhe, e vetmja gjë që duhet të mbani mend, edhe nëse harroni gjithçka tjetër në këtë listë. Nëse djali është i interesuar, ai do t’ju dërgojë mesazh, do t’ju thërrasë dhe të bëjë gjithçka që duhet për të pasur kontakt me ju. Ai madje do të dyfishojë mesazhet, nëse e ka të nevojshme.

2) Nëse dëshiron të të shohë, ai do të të shkruajë që të të kërkojë të dilni diku dhe do vijojë të bëjë plane.

Kjo mund të tingëllojë pak modë e vjetër, por më besoni, nuk është kështu. Kur të pëlqen dikush, dëshiron të kalosh kohë me të. Pra, nëse ju pëlqen, ai do t’ju pyesë, ashtu si ju duhet ta pyesni atë sa herë që ndjeheni njësojë. Prisni që ai t’ju shkruajë dhe të shikojë sa dëshiron të shohë.

3) Një pyetje e shkurtër si “Hej, si po shkon dita juaj?” apo “Dëshironi të dalim nesër?” kërkon vetëm pak sekonda për t’u shkruar.

Nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë aq i zënë, sa të mos mund të të shkruaj një fjali. Pavarësisht se sa i zënë ai mund të jetë, nëse dëshiron të të shkruaj dhe të dëgjojë prej teje, ai do ta bëjë atë. (A nuk do të të marrë 30 sekonda nga dita për të shkruar pëtr dikë të rëndësishëm për të?)

4) Të kujtohet e kaluara?

Mos harroni se si ju ka shkruar në fillim, kur u takuat për herë të parë dhe nuk keni pasur marrëdhënie seksuale me të? Dikur ai të shkruante gjithmonë me shpejtësi, ndërsa tani është kthyer në dembelë.  Nëse ai nuk po ju dërgon më tekst, atëherë është koha të zini një vend dhe të shihni nëse ia vlen të rrini në pritje a jo.

5) Partneri juaj nuk është jonjerëzor.

Ai e di se ai duhet t’ju shkruaj nëse dëshiron të dalë me ju dhe dëshiron që ju të dini se ai është i interesuar. Ky është shekulli i 21-të, dhe të gjithë e dinë se si funksionon takimi këto ditë. Ju nuk doni të takoni dikë që nuk është i sigurt nëse ju pëlqen apo jo, ose dikush që ju pëlqen, por nuk është i interesuar sa duhet. Ti meriton me shume! Pra, nëse ai vendos që nuk ia vlen vëmendjen e tij, mos harxhoni kohën tuaj duke pritur atë. Shkruajini miqtë tuaj dhe dërgojuni atyre të gjitha memet interesante që do t’i dërgonit këtij djaloshi. Dilni me ta dhe argëtohuni. Mos u ul vetëm në shtëpi duke pritur që ky djalë të të shkruaj: ai nuk është ulur për të pritur tekstin tënd.

Asnjë djalë nuk ia vlen gjithë këtë pritje dhe obsesion. Më besoni kur them që thënia është e vërtetë: ka kaq shumë peshq të tjerë në det. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja