Pesë italianët rrahën egërsisht një shqiptar në Milano, policia zbaton masën e arrestit

Pesë italianët rrahën egërsisht një shqiptar në Milano, policia zbaton masën e arrestit

Policia në Itali ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Milanos për të vënë në masën e arrestit 5 shtetas, të cilët dhunuan një 38-vjeçar shqiptar më 29 mars të vitit 2023. Ata e sulmuan shqiptarin egërsisht në rrugë duke e rrahur dhe duke i shkaktuar hemorragji cerebrale dhe dëmtime të shumta në fytyrë dhe kafkë.

Shqiptari iu nënshtrua dy operacioneve cerebrale, të cilat i shmangën vdekjen. Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm ku mendohet se shqiptari dhe një prej personave agresorë i kanë treguar thikën njëri-tjetrit.

Shqiptari u largua më pas, por 5 agresorët e gjetën rrugës dhe  e sulmuan. Ata janë të moshës 27 deri në 40 vjeç dhe dyshohen për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Operacioni i policisë gjyqësore italiane filloi menjëherë pas ngjarjes që ndodhi në Via Monte Cengio dhe Via Monte Palombino, në Rogoredo.

38-vjeçari u gjet pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivë të policisë së Milanos dhe u transportua me urgjencë në spital.   

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja