Pesë qytetet më të pazakonshme në botë/FOTO
Disa qytete shumë të veçanta dhe me karakteristikat e tyre speciale, që mbase më parë nuk e dinim nese ekzistojnë apo jo. Ju sjellim disa prej vendeve më të pazakonshme në planetin tonë.
Qyteti Chefchaouenit, Moroko
Çdo qytet dhe qytezë në botë është unike, por disa vende janë aq të çuditshme apo të pazakonshme saqë vështirë mund të besohet se edhe ekzistojnë. Ju sjellim disa prej vendeve më të pazakonshme në planetin tonë.
Longyearbyen – Qyteti ku nuk mund të vdisni!
Qyteti Longyearbyen është një vend ku zyrtarisht nuk mund të vdisni. Ekziston një varrezë në qytet, por nuk është përdorur për më shumë se 70 vjet.
Arsyeja për këtë është klima e ftohtë, e cila i ndalon trupat të treten dhe i bën ata atraksion për kafshët e egra. Personat që janë të sëmurë dhe afër vdekjes transportohen diku tjetër me avion.
Qyteti me shpella
Matmata, që gjendet në Tunizinë jugore, është qytet ku ende jetojnë njerëzit në shpella të nëndheshme. Në vitet e 1970’ta janë ndërtuar shumë shtëpi në sipërfaqe, por vendasit preferojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre tradicionale nëntokë.
Qyteti më i kaltër që ekziston!
Muret, dyert, por edhe shkallët e qytetit të bukur të Chefchaouenit, Moroko, janë të nuancave blu.
Një teori thotë se janë ngjyrosur nga hebrenjtë të cilët kanë jetuar aty, pasi që ngjyra e kaltër është e shenjtë për ta. Ndonëse më nuk jetojnë aty hebrenjtë, tradita ende jeton!
Qyteti në gurë
Qyteti Setenil de las Bodegas në Spanjë është atraksion turistik për të gjithë njerëzit e botës – kryesisht për shkak se është ndërtuar në një gur të madh bazalt.
Ndonëse gjatë kohës kur shëtiteni mund t’ju duket se gurët po iu bien në kokë, ata kanë qenë aty me shekuj të tërë dhe nuk lëvizin.
Colma – vendi ku më shumë ka të vdekur sesa të gjallë!
Qyteti Colma, në Kaliforni, është shtëpi e 17 varrezave të mëdha. Numri i personave të vdekur e kalon numrin e të gjallëve me një proporcion prej 1000 me 1.
Kjo ka ndodhur sepse një herë autoritetet kishin vendosur t’i rivendosnin të gjitha varrezat afër San Franciskos në këtë qytet.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.6%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta ish-futbollisti i PSG-së dhe Marseille
25 Tetor, 09:40
-
Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, Spanja me ‘dhimbje koke’! Rrezikon finalen e Botërorit (VIDEO)
17 Shtator, 13:13
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj, 22:27
-
VIDEO/ Pretendent për trofeun, Maroku mposht 3-0 Tanzaninë në Kupën e Afrikës
17 Janar, 20:11
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutor i biznesmenit
21 Dhjetor 2023, 17:08
-
115 mijë vende dhe me vlerë 459 milionë euro, stadiumi spektakolar që do ndërtohet për Kupën e Botës 2030
27 Tetor 2023, 10:58
-
Marok, sekuestrohen 1.37 ton kokainë, ishte fshehur në ngarkesën me peshk të ngrirë
21 Tetor 2023, 19:14
-
Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë, iu kthye shpejt rritjes
12 Tetor 2023, 15:50
-
Tërmeti në Marok, Mësuesja humbi 32 nxënësit e saj: Jam ende e shokuar, nuk fle
16 Shtator 2023, 10:15
-
Maroku nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tërmeti
14 Shtator 2023, 15:33
-
VIDEO/ Pak para tërmetit të fuqishëm në Marok, në qiell u panë disa drita të çuditshme
13 Shtator 2023, 07:36