Pesë shqiptarët e arratisur nga
Trikalla vrasin policin grek

Pesë shqiptarët e arratisur nga<br />Trikalla vrasin policin grek
GREQI - Një polic 37- vjeçar kanë vrarë gjakftohtësisht, 5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallës disa muaj më parë, mbrëmë natën rreth orës 02.30.
 
Ngjarja ka ndodhur në Distomo, kur makina e 5 shqiptarëve nuk ka ndaluar për kontroll në postbllokun e ngritur nga policia.

Shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov kundër policëve duke vrarë policin 37- vjeçar, baba i dy fëmijëve dhe sipas lamiastar.gr shkruante se e shoqja ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.

Më pas shqiptarët e arratisur kanë çarmatosur policët dhe janë larguar nga vendngjarja. Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh gjatë gjithë natës për kapjen e tyre.
Vrasja ndodhi në një rrugë rurale provinciale

POLICET U ZUNE NE BEFASI
 Mediat greke shkruajnë se policia kishte identifikuar të arratisurit në këtë zonë rurale dhe ishte vënë në kërkim të tyre por shqiptarët kishin arritur të largoheshin pasi njihnin mirë zonën.
 Fillimisht ishin identifikuar me një makinë të vjedhur më 23:00 të mbrëmjes së të shtunës, pranë fshatit Polydrosso. Ata kishin arritur të kuptonin se ishin zbuluar nga policia dhe u larguan nëpër rrugët e Parnassos. Më pas policët u ndeshën me një tjetër postobllok të policisë  në autostradën Viotia dhe Fthiotidia, dhe këtë herë me një makinë tjetër në Davlia. Policia u zu në befasi pasi nuk e dinin që të arratisurit kishin ndryshuar makinë .  

Një operacion i gjerë është ndërrmarrë nga policia për arrestimin e tyre. Janë vendosur postblloqe në të gjithë Athinën.

Kjo është vrasja e dytë për të cilën shqiptarët e arratisur nga burgu akuzohen  se janë autorë që prej arratisjes së tyre nga burgu i Trikallas në mars 2013.

 Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?