Java e katërt e Superligës do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.

Partizani do të presë AF Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave” ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia - Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në orën 19:00.

Vora - Flamurtari dhe Dinamo - Bylis do të luhen të dielën në orën 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës së katërt, Teuta - Vllaznia do të luhet në orën 19:00 në 'Niko Dovana'.

Superliga, raundi 4:

Partizani - AF Elbasani, 20 shtator, ora 19:00

Egnatia - Tirana, 20 shtator, ora 19:00

Vora - Flamurtari, 21 shtator, ora 16:00

Dinamo - Bylis, 21 shtator, ora 16:00

Teuta - Vllaznia, 21 shtator, ora 19:00

Renditja: