Pesë të vrarë në sulmin e fundit terrorist në Izrael, ministrja e Jashtme: Vrasja e njerëzve të pafajshëm, barbare

Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një njeri i armatosur me origjinë palestineze në periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit. Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës të këtij lloji në një javë.

Ngjarja ndodhinë Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje ultra-ortodokse të vendit. Personi i armatosur i cili i mori jetën 5 persona, u qëllua për vdekje nga policia.

Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, ku humbën jetën 6 persona të tjerë.

Lidhur me sulmet e javës së fundit ka reaguar edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila i cilësoi si barbare. Ministrja tha se Shqipëria qëndron pranë Izraelit kundër sulmeve terroriste që vrasin njerëz të pafajshëm

“Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael. Ne qëndrojmë pranë Izraelit kundër sulmeve të tmerrshme terroriste. Vrasja e njerëzve të pafajshëm të jetë një zgjidhje tjetër. Mendimet dhe lutjet tona për familjet e viktimave. Ne inkurajojmë dhe mbështesim çdo hap drejt një procesi gjithëpërfshirës paqeje në Lindjen e Mesme.”, shkruan Xhaçka.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës