Pesë vjet pa Tanin e Top-it, miqtë
e kolegët: Ëndrra e tij vazhdon

Pesë vjet pa Tanin e Top-it, miqtë<br />e kolegët: Ëndrra e tij vazhdon
TIRANE- Pesë vjet pas ndarjes nga jeta, Dritan Hoxha “rikthehet” mes kujtimesh. Mes qindra të ftuarve, miq, dashamirës, politikanë, artistë e dashamirës, në mjediset e “Teatrit të Operas dhe Baletit” u shfaq pasditen e sotme një dokumentar në kujtim të 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të “Dritan Hoxhës”.

Jeta e Dritan Hoxhës erdhi në një rrëfim nga nëna, bashkëshortja, vajzat, por edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, që në historinë sesi filloi të sillte makineritë e para të lojërave, si iku emigrant dhe punoi në Itali, lidhja e tij me bashkëshorten Vjollcën dhe lindjen e fëmijëve, dhe filmime të reja të një kasete që ai ia kishte dërguar nga Italia bashkëpunëtorit dhe mikut të tij në Shqipëri, Enkelejd Joti.

Intuita, vullneti, këmbëngulja, pasioni, vizioni, idetë novatore, njeriu i dashur për familjen e shoqërinë, ishin këto disa nga karakteristikat e evidentuara më shumë në dokumentarin për Dritan Hoxhën.

Mes elementëve të punës së madhe, instinktit, kërkesës për të krijuar një media të madhe si “Top Media”, në dokumentar u thanë edhe shumë elementë që kthyen buzëqeshjen te shumica e të pranishmëve në sallën e “Teatrit të Operas dhe Baletit”.

XHUNGA: INTERESI I TANIT PËR SHQIPËRINË NATYRALE


Rudina Xhunga drejtuesja e emisionit “Shqip” në Top Chanel, shprehet se Dritan Hoxha e kishte një nga emisionet më të rëndësishme emisionin shqip. “Po të shohësh skenografinë e këtij emisioni është harta e të gjitha trojeve shqiptare”, tha Xhunga duke shtuar se “në dekorin e emisionit është harta e Shqipërisë natyrale, aty ku është Çamëria, Kosova, Vlora, Saranda”. Më tej Rudina xhunga ka shtuar se “I gjithë emri i emisionit që ka të bëjë jo vetëm me faktin të thënët troç dhe qartë të gjërave, por ka të bëj edhe me të qenit e një shqipeje të përbashkët të Shqipërisë natyrale”. Rudina Xhunga ka kujtuar Dritan Hoxhën sesi ka nisur interesat të realizojë emisionin e parë për Çamërinë. “Ai ka thënë bravo për atë emision dhe këtë e kujtoj sepse ai rrallë thoshte bravo dhe kur e thoshte këtë të shijonte”, rrëfehet Xhunga. Dritan Hoxha ka treguar një interes të madh për Çamërinë sepse babai i tij ishte me origjinë nga Çamëria. “Ai donte të dilte qartë tema mbarëshqiptare në emisionin Shqip, thotë drejtuesja e emisionit Xhunga, duke kujtuar rastin kur Dritan Hoxha e ka dërguar urgjent në Greqi për të intervistuar Odisenë, një nxënës të talentuar shqiptar që nuk e kishin lejuar të ngrinte flamurin në shkollë, sepse ishte shqiptar. Kjo ngjarje elektrizoi mediat. “Tani më tha: “Pse nuk shkon ta intervistosh?. Unë iu përgjigja se unë nuk e njoh fare këtë fshat të Greqisë, nuk e di ku bie. Më tha nisu që tani, dhe unë u nisa”, rrëfen mes të tjerave Rudina Xhunga.

RRËFIMET E BASHKËSHORTES. SI U DASHUROVA ME TANIN

Mes vlerësimeve të kolegëve dhe bashkëpunëtore kanë hyrë si intermexo mjaft nga kujtimet familjare në skenarin e këtij dokumentari. Bashkëshortja Vjollca Hoxha rrëfen çastet e para të njohjes, dashurinë që lindi me s tyre dhe bashkëjetesën mes lumturisë së lindjes së fëmijëve dhe përfshirjes së saj në sfidat dhe sukseset e biznesit. “E kam njohur Dritanin rastësisht në plazh. Isha duke luajtur volejboll me një shoqen time. Vura re që na erdhi pranë dhe më tërhoqi vëmendjen një djalë i pashëm, i gjatë, i mbushur në trup, i cili na u afrua dhe tha “Vajza mund të luajë dhe unë me ju”. Nuk e dija që nga ai çast ai do të bëhej miku, bashkëshorti im dhe babai i fëmijëve të mi. Vjollca Hoxha ka kujtuar dje ikjen e parë në Itali me anije në ‘91-shin, kur ai i kërkoi ndjesë që nuk nuk e mori dot se rrethanat ishin të vështira. Në ‘93-shin pastaj u nisëm bashkë, rrëfeu Vjollca, duke e shoqëruar rrëfimin me çastet kur familja u shtua me vajzën e parë. “Për nënën është një ndjenjë natyrale gëzimi, por gëzimi i Tanit ishte i jashtëzakonshëm tha ajo. “Babi im ishte njeri shumë i madh, -ndërhyn rrëfimi i Lorit në dokumentar, vajzës së parë. “Ai ishte i madh edhe në familje. Ishte i madh si njeri që dinte të na rriste ne mënyrën e duhur dhe të na qortonte në mënyrën e duhur. Ishte baba perfekt”. Vajzat e Dritan Hoxhës kujtojmë momentet e lumtura të cilat janë fiksuar tashmë në celuloid. Ja një moment kur Lori rreth 12 vjeçe kërcen me të atin, që lëvdohet para miqve me të dhe i heq drojën në vallëzim. Vajza tjetër Sara tregon emocionet të tjera, ndërsa vajza e tretë nuk ka si të mos krenohet që ka lindur kur lindi edhe Top Radio dhe ajo falë entuziazmit të të atit ka sot emrin simbolik Redea. Mesazhi që jep dokumentari është shprehje e optimizmit të një të riu shqiptar të sapoçliruar nga diktatura që e rrëmben dhe çon përpara pasioni i lirisë. Dhe ky mesazh ka një hero tipik Dritan Hoxhën.


ARBANA OSMANI: KU KTHEJ KOKËN PAS, THEM SI NA MORI NË PUNË

Prezantuesja më e njohur Arbana Osmani rrëfen historinë e saj. “U përpoqa të gjeja ndonjë mik që njihte familjen e Dritan Hoxhës për t’u punësuar. Gjeta dikë dhe i thashë të ndërhynte. Erdhi momenti i prezantimit dhe ai më thotë: “Dëgjo, miqtë në punën time nuk kanë vend. Nëse do të punosh këtu puno dhe arriji vetë gjërat, ndryshe mos iu nis kësaj pune. Tani që kthej kokën mbrapa them si na ka marrë në punë dhe si erdhëm deri këtu”, rrëfen Arbana Osmani që hyri në punë adoleshent dhe sot është në majat e suksesit.


tani i topit
(Foto: Dritan Hoxha)

Në 23 maj 2008, u nda nga jeta Dritan Hoxha, themeluesi i "Top Medias", njeriu që futi shumë të reja në median shqiptare, pas një aksidenti tragjik me makinë, në Tiranë. Pas 5 vjetësh, puna e shumë kolegëve gazetarë vazhdon me të njëjtin përkushtim, nën moton “Ëndrra vazhdon”.

Redaksia Online
(e.s/dh shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore