Shtangisti shqiptar arriti të ngrinte në provën e parë në shtytje peshën prej 170 kilogramësh.
Edhe në provën e dytë Çalja ia doli me sukses duke ngritur 175 kilogramësh, ndërsa në provën e tretë me 178 kilogram dështoi. Ai dështoi edhe në të treja provat në stilin e shkëputjes me 145 kg, duke bërë që të mos kualifikohet në dygarësh.
Medaljen e artë në dygarësh në peshën 69 kg e fitoi francezi Matam.
Ndërkohë të mërkurën do të garojnë edhe peshëngritësit e tjerë si Daniel Godelli dhe Romela Begaj të cilët rikthehen nga dënimet si dhe Erkand Qerimaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com