Peshëngritje, Godelli shpallet
kampion bote në Kazakistan

Daniel Godelli shkëlqen në Almati të Kazakistanit. 22-vjeçari nga Peqini ka fituar 2 medalje ari dhe një argjendi. Danieli provoi edhe rekordin botëror, por nuk ia doli dot mbanë.

Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

Fillimisht, ai ka ngritur 171 kg në shtyrje dhe ka marrë medalje ari. Peshëngritësi shqiptar ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti, falë peshës trupore më të madhe.

Para tij ka provuar Erkand Qerimaj. Në stilin e shtytjes, Qerimaj gaboi të treja provat, duke mos arritur dot të kualifikohet në dygarësh, pavarësisht se në të tria provat erdhi duke ndryshuar provat. Peshëngritësi nga Elbasani ka ngritur shtangën 198 kg në shtytje, duke u shpallur nënkampion në këtë stil.

Ai ngriti 369 kg në të dy garat dhe kësisoji është edhe kampion bote në dygarësh. Pra, Daniel Godelli u rendit i pari në shkëputje, i dyti në shtytje dhe i pari në total në Botërorin e Peshëngritjes, që zhvillohet në Kazakistan.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio