Peshëngritje, Shqiponja
Brahja pozitive ndaj dopingut|
Peshëngritja shqiptare njolloset sërish nga dopingu. Sportistja Shqiponja Brahja ka rezultuar pozitive, nga analizat e bëra nga agjensia ndërkombëtare e antidopingut WADA. Më 18 dhjetor ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes kjo letër e cila njofton për pozitivitetin e peshëngritëses Shqiponja Brahja me “Steroid Anabolik”, substancë kjo e ndaluar nga Agjensia Botërore Antidoping.
TIRANE- Peshëngritja shqiptare njolloset sërish nga dopingu. Sportistja Shqiponja Brahja ka rezultuar pozitive, nga analizat e bëra nga agjensia ndërkombëtare e antidopingut WADA.
Më 18 dhjetor ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes kjo letër e cila njofton për pozitivitetin e peshëngritëses Shqiponja Brahja me “Steroid Anabolik”, substancë kjo e ndaluar nga Agjensia Botërore Antidoping.
Kjo gjë është mbajtur e fshehur nga Federate Shqiptare e Mundjes deri më sot, ndërkohë që kanë mbatur edhe pak ditë, saktësisht deri më 18 janar për një mundësi apelimi të sportistes Brahja apo federatës sonë të peshëngritjes, përndryshe, gjithcka quhet se sportistja heq dorë nga kjo cështje.
Këto analiza janë bërë në Tiranë ku vec peshëngritëses Brahja janë marrë analizat edhe Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Fetije Kasaj, Romela Begaj dhe Sherjana Ruci. Mes tyre vetëm peshëngritësja Brahja e cila u rendit në vendin e shtatë në botërorin e Parisit rreth një muaj më parë rezultoi pozitive dhe rrezikon deri në 2 vjet pezullim nga sporti.
Shqiponja Brahja është renditur në vendin e shtatë në botë, duke arritur rezultatin e saj të karrierës. Brahja ka qenë në baterinë B dhe me 75 kg në shkëputje është në vendin e parë. Në shtytje, me 96 kg u rendit e dyta, por tashmë të gjitha këto rezultate, zerrohen e jo vetëm kaq pasi rrezikon edhe më shumë, deri në mbylljen e karrierës si sportiste duke marrë parasysh edhe moshën e saj, 38-vjecare.
Vec tyre analizat u bën edhe për tre mundësa Sahit Prizreni, Egzon Shala dhe Fatjon Baro dhe një atlete, Luiza Gega. Për të tjerët analizat kanë rezultuar negative. Ky është një tjetër rast që njollos peshëngritjen tonë pas atij të Fetije Kasës disa vite më parë, raporton top-channel.
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
31.5%
-
Pak
38.7%
-
Aspak
29.8%
Vota total: 248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion
27 Korrik, 13:12
-
Do digjte me benzinë parukerinë e ish-kunatës, arrestohet 24-vjeçari në Korçë
27 Korrik, 13:11
-
Sherr pas seancës në ambientet e gjykatës në Elbasan, disa të arrestuar
27 Korrik, 13:06
-
Elbasan/ Plagosi me kaçavidë një 45-vjeçar, policia arreston autorin
27 Korrik, 13:02
-
Spahiu: Çudia zgjat 3 ditë / Do nxjerrin Ahmetjan, të zhurmoj dhe populli të harroj pazarin Berisha-Rama
27 Korrik, 12:56
-
Ironia e Kreshnik Spahiut: Diaspora do votoj, por Rama-Berisha do numëroj.
27 Korrik, 12:50
-
Spahiu: PD pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërron partitë e reja për monopol opozitar
27 Korrik, 12:49
-
Diplomohen 85 oficerë të FA, ministri Peleshi: Pagë deri në 900 mijë për nëntogerët e rinj! Forcojmë bashkëpunimin me Kosovën
27 Korrik, 12:42
-
Spahiu: Teatër komik! Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët
27 Korrik, 12:39
-
Zyrtare/ Endrick firmos për 6 sezone me Real Madrid, 'Bernabeu' i tejmbushur pret yllin e ri të futbollit (VIDEO)
27 Korrik, 12:39
-
Dyndje drejt plazheve të jugut, trafik i rënduar në aksin Dhërmi-Himarë
27 Korrik, 12:25
-
Mbi 21 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 156 leje drejtimi! 40 shoferë të arrestuar
27 Korrik, 12:12