Peshkaqenët drejt zhdukjes në Adriatik, peshkatari: Nuk ka ligj që ndalon gjuetinë, s'dimë si të veprojmë (VIDEO)

Peshkaqenë të shumëllojshëm kanë rënë shpesh në rrjetat e peshkatarëve në ujërat e Adriatikut dhe Jonit.

Marr shkak nga publikimi i pamjeve me peshkaqenë të vrarë, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ministria e Mjedisit tërhoqën vëmendjen e medias për të mos publikuar këtë lloj gjahu. Sipas INCA peshkaqenët kanë status mbrojtjeje dhe gjuetia apo shitja e tyre është e dënueshme.

Por sa e mundur është ruajtja e peshkaqenëve?

Report Tv shkoi në flotën e peshkimit në Durrës, më e madhja në vend me 140 peshkarexha.

Klodian Kapiti, pronar i një peshkarexhe dhe anëtar i Shoqatës së Peshkimit Durrës na thotë se pranë shoqatës nuk ka mbërritur asnjë udhëzim zyrtar për mënyrën se si duhet të veprojnë peshkatarët kur në rrjetat e tyre bie një peshkaqen.

"Të jem i sinqertë nuk na ka ardhur ndonjë shkresë që gjuetia ndalohet. Sepse barkat nuk dalin për të gjuajtur peshkaqen. Masat dërrmuese e flotës shqiptare ka barka me trata fundore dhe nuk arrin ta kuptoj peshkatari, ekuipazhi i anijes kur trata është në fund të detit për katër orë që bën atë kalatën që i themi ne , ose programin e gjuetisë të kuptojë dhe të marri vesh se ça ka hyrë aty në tratë. Në qoftë se kjo del me një formë ligjore, patjetër që do e respektojmë", u shpreh Kapiti.

Më tej ai na shpjegon se kapja e peshkaqenëve është rastësore dhe e paqëllimshme.

"Patjetër që duhet të bëhet dhe një punë, duhet vënë shpalljet, lajmërimi që këto krijesa po ranë në tratë të hidhen në det. Pra nuk ka pas ndonjë ndërgjegjësim ndonjë gjë sepse nuk është ndonjë farë produkti i kërkuar edhe nga magazinat se ai ka shumë amoniak. Dhe nuk është ndonjë gjë shumë e kërkuar dhe peshkatarët do e marrin që ta fshehin nëpër barka dhe ta shesin në fshehtësi. Nëse ne do anëtarësohemi në BE dhe pjesë e anëtarësimit është peshkimi, ne patjetër që do e respektojmë.”, shtoi më tej Kapiti.

Peshkatari shprehet se e di rëndësinë e ruajtjes së kësaj specie të rrallë që po shkon drejt zhdukjes, por institucionet shtetërore duhet të nxjerrin ligje dhe rregulla të qarta për të ndaluar gjuetinë e peshkaqenëve ashtu siç veprohet me breshkat e detit.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/11/2020 16:50

    Prononcimi i pribarit te peshkarexhes eshte i drehte dhe kerkon ligjin per te vepruar per specie te vecanta.Ajo qe me ben pershtypje eshte vendisja gureve brenda akuariumit te portit te peshkimit prane kalatave ,duke detyryar barkat te rrine be nes te tij.Kush e ka projektuar dhe kush e ka marre ne dorezim portin eshte jo vetem idiot por dhe keqdashes.Peshkataret kane kerkuar heqjen e gureve dhe vendosjen e anijeve neper kalatxat e betonit ,duke pasur parasysh numrin e madh te peshkarexhave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak