VLORË - Kohët e fundit, bregdeti i Vlorës është bërë një vend turistik edhe për speciet që cilësohen të rralla për brigjet tona. Në të janë konstatuar 4 raste peshkaqenësh, të cilët janë kapur fare pranë brigjeve të detit.
Edhe pse ky është një fenomen, që peshkatarët e quajnë të rrallë, por edhe të rrezikshëm, “A1 Report” kontaktoi me Shefin e Inspektoriatit të Peshkimit, Reshat Xhelilin. Ai u shpreh se nuk duhet krijuar panik, pasi Vlora është një vend turistik dhe këto gjallesa nuk paraqiten të rrezikshme për njerëzit.
Bregdeti i Vlorës është një ndër më të frekuentuarit në Shqipëri për turistët vendas dhe të huaj. Nëse këto gjallesa do të shfaqen në të ardhmen dhe do të para qesin rrezik për qytetarët, atëherë turizmi në vlorë do të jetë shumë më i ulët se vitet e tjera, ndërkohë që është një ndër pikat kyçe në zhvillimin e të ardhurave në qytet.
/Shqiptarja.com