TIRANË - Duke filluar që nga janari 2013, çdo person apo subjekt juridik që kërkon të ushtrojë aktivitetin në fushën e peshkimit në Shqipëri, do të duhet të ketë një mjet që iu përmbahet kushteve të sigurta teknike. Bëhet fjalë për anijet apo varkat, të cilat sipas ndryshimeve të paraqitura në ligjin e peshkimit, nuk duhet të jenë më të vjetra se 20 vite. Projektligji, i cili ligjëron këtë masë të re është diskutuar sot në seancën plenare të Kuvendit.
Deputeti socialist Artan Gaçi, deklaroi se nuk është e nevojshme vendosja e kësaj periudhe pasi ka emergjenca të tjera që vijnë para saj. “Ka shumë emergjenca të tjera ku duhet të jemi drastikë, ku autobusët e udhëtarëve dhe fëmijëve të mos jenë më shumë se 10 vite, sesa peshkarexhat të cilat janë në kuadrin e mbijetesës. Të lejohen të importohen të gjitha mjetet që janë në përputhje me standardet e BE-së”, – tha Gaçi.

MEDIU: LIGJI, SHTYSË SEKTORIT TË PESHKIMIT
Ministri i mjedisit, Fatmir Mediu deklaroi në seancë se miratimi i propozimeve do të përmirësojë sektorin e peshkimit dhe formulimin e zhvillimit sektorial.
“Me anë të këtij ligji shënohet një hap i rëndëishëm me përafrimin e rregullores së BE. Do të mundësojë periudhën e tranzicionit për të zhvilluar këtë ekonomi derisa ne të bëhemi pjesë e BE. Është e rëndëishme të japim mbështettjen e plotë që të mos kemi defixhite në momentet kur do të jemi pjesë e BE. Sistemi i monitorimit të anijeve të peshkimit, pajisjet dërgojnë informacion mbi vnedodhjhen e anijeve pranë qendrës oeracione detare, përbën një element shtesë. Është një avancim në kontrollin e peshkimit që i shërben gjueetisë së ligjshme”, tha ministri Mediu.
Lidhur me akuzat se njerëz të caktuar vendosin gjoba mbi peshkatarët, ministri ka kërkuar evidentimin e rasteve nga peshkatarët.

(aq/shqiptarja.com)