Peshkopi, arrestohen dy
vëllezërit, kundërshtuan policinë

Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga  në qytetin e Peshkopisë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Në pranga ka përfunduar Bastri Sula, 25 vjeç, i cili është ndaluar nga policia pasi ishte duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugët e qytetit.

Ndërkohë që pas kryerjes të testit të alkoolit, 25- vjeçari ka rezultuar se po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, veprim të cilin 25 vjeçari e ka kundërshtuar.
Gjithashtu në pranga është vendosur edhe vëllai 18- vjeçar i Bastri Sulës, S. Sula, i cili gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në ambientet e lokalit në pronësi babait të të arrestuarve, ka qëlluar me grushta një nga punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Bastri Sula, 25 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 237, 236/2, dhe 291 të Kodit Penal, pasi  me datë 02.10.2017 në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas dyshohet  se në mënyrë të vazhdueshme  ka bërë manovra  të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve me mjetin e tij tip “Mitsubishi”,  dhe në këto kushte është bërë shoqërimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër për në ambjentet e Policisë ku gjatë  shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me forcë, si dhe ka goditur punonjësit e policisë.

Shtetasit të lartëpëmendur i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar mbi normën e lejuar dhe konkretisht në masën 0.59mg/l.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është  ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të babait të  shtetasit Bastri Sula, ku është bërë arrestimi në flagrancë i vëllait të tij  shtetasit ;

S. S, 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës“, "Kundershtimi i punonjësit të rendit publik" parashikuar nga nenet 237, 236/2 të Kodit Penal, pasi gjatë ushtrimit të kontrollit në ambjentet e lokalit në qytetin e  Peshkopisë  shtetasi S.S , ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur me grushta punonjësin e policisë si dhe ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet e policisë gjatë shoqërimit për në ambjentet e Policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Redaksia online
D.T/Shqitptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë