PESHKOPI- Djegia e transformatorit ka zhytur në errësirë të plotë banorët e fshatit Bllicë të komunës Fusha Aliaj në rrethin e Peshkopisë. Ndonëse banorët e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim, nga ana e CEZ Shpërndarje nuk është marrë asnjë masë. Ata tregojnë se prej 1 muaji jetesa e tyre është kthyer gati në mesjetë, ku zgjidhja e vetme për të ndriçuar banesat e tyre mbetet drita e qiririt.
Madje, një fëmijë i klasës së parë tregon i përlotur se prej 1 muaji e ka të pamunur të mësojë sistematikisht.
Sikur të mos mjaftonte ky shqetësim, banorët ankohen se pjesët e transformatorit të dëmtuar kanë filluar edhe të vidhen për skrap.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com