Peshkopi/ Hodhi fishekzjarre pas mesnate në oborrin e një shkolle, nis hetimi ndaj 28 vjeçarit

Peshkopi/ Hodhi fishekzjarre pas mesnate në oborrin e një shkolle, nis hetimi ndaj 28 vjeçarit

Pasojat e fishekzjarreve në shkollën 9-vjeçare në Dibër

PESHKOPI -Dy persona po kryenin një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë mbrëmjen e djeshmë në ambientete e një shkolle 9-vjeçare. Gjatë mesantës policia ka kapur në flagrancë dy shtetasit, L.B., 28 vjeç së bashku me një 16-vjeçar.

Ndaj 28-vjeçarit ka nisur hetimi nga policia. Këta dy persona kanë organizuar mesnatën e djeshme një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë.

'Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ka marrë një sërë masash, për goditjen dhe parandalimin e këtij fenomeni shqetësues,  dhe si rezultat i  monitorimit të situatës në terren, gjatë mesnatës janë kapur në flagrancë 2 shtetas, konkretisht shtetasi L.B., 28-vjeç, sëbashku me një 16-vjeçar, duke organizuar një shpërthim me fishekzjarre dhe flakë, në oborrin e një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Peshkopisë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për 28-vjeçarin do të kryhen për veprat penale "Prishja e qetësisë  publike" , "Shkelja e rregullave  mbi përdorimin e lëndëve plasëse" dhe "Keqtrajtimi i të miturit".

Ndërkohë policia bën thirrje për rastet e konstatimit të lëndëve piroteknike se personat përgjegjës do të ndëshkohen me masë administrative deri në procedim penale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë