PESHKOPI- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peshkopi pas një grindje të çastit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në qendër të qytetit, ku shtetasi Gafur Kadria, 55 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Redon Uka, që njihet në Peshkopi edhe me emerin Sule Uka, 32 vjeç.
 
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmën e nëvojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët për kapjen e autorit të plagosjes.

helikopter
(Foto: Helikopteri i Spitalit Ushtarak që trasnportoi të plagosurin drejt Tiranës)
 
makine

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)