Qindra banorë të Dibrës, Shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, të mbështetur edhe nga kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës së Madhe kanë protestuar sot në bulevardin e Peshkopisë.
Të grumbulluar para pallatit të kulturës, protestuesit mbanin në duar slogane si “Dibra nuk është për tu shitur”, "Pronat në Dibër, pazaret në Stamboll”, “Po Dibrës, Jo Skavicës”.
Në fjalën e tij, kryetari i shoqatës së Drinit të Zi Nazmi Drizi shprehu pakënaqësinë nga të zgjedhurit vendor dhe deputetët Dibranë të cilët jo vetëm janë vënë në një linjë me qeverinë, por as nuk pretendojnë që t'i dëgjojnë ato.

Bashkim Mashkulli nga Dibra e Madhe u drejtohet qytetarëve së nuk ka dy Dibra, por një. "Siç mbrojtëm Radikën do të mbrojmë së bashku luginën e Drinit të Zi dhe nuk do të lejojmë të ndërtojnë hidrocentrale. Nëse Dibrën matanë kufirit e shkatërruan qeveria Jugosllave dhe më pas sllavo-Maqedonasit, Dibrën këtu cila qeveri do ta shkatërrojë për të mos ekzistuar më?!", u shpreh ai.
Historiani Murat Koltraka akuzon qeverinë dhe deputetët e zgjedhur se përveçse po bëjnë pazare me Dibrën, po e shpërfillin atë duke mos bërë asgjë transparente.

Durim Kaba inxhinier pyjesh sqaroi se Dibra njëhërë u nda si pasojë e ndarjes së kufirit, tani me ndërtimin e HEC-eve, Dibra do të ndahet sërish në dy të tjera, praktikisht i bie që Dibra të shpërbëhet. Ai theksoi se Shqipëria ka nënshkruar Konventën e ARHUSIT për mjedisin dhe ujërat, marrëveshje e cila nuk lejon asnjë shtet të vendosë, pa miratimin e vetë banorëve të komunitetit.
/Shqiptarja.com