PESHKOPI - Forcat e policisë së Peshkopisë kanë bërë të mundur mëngjesin e sotëm sekuestrimin e një arsenali armësh si dhe arrestimin e poseduesit të tyre. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Shaban Murati, 63 vjeç.
 
Operacioni i policisë u realizua pas njoftimeve të marra në rrugë operative, ku gjatë kontrollit në banesë ju kapën, 3 pushkë njëzetëshe, 1 automatik kallashnikov, 1 minë antitanke, 2 predha antitank, 1 pistoletë tip TT, 20 granata dore, 1 mitraloz, 4 kuti me nga 700 fishkë, 3 radio dore dhe 50 kapsolla deti.  
 
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)